Lëngu i domateve ndihmon humbjen e peshës

Lëngu i domates është një produkt, që është i njohur për rolin e tij në heqjen e kilogramëve të tepërt.
Sipas një studimi të realizuar në Universitetin Mjekësor të Tajvanit, në Kinë, rezulton se lëngu i domates ka një rëndësi të veçantë në organizmin tonë nëse ne duam të humbasim kilogramët e tepërt, transmeton “Zëri”.
Studimi doli në përfundim se ky është një lëng që ka një rol kyç në luftën kundër mbipeshës, duke qenë një burim i mirë i likopenit, antioksiduesit që ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Pjesë e studimit ishin femra të moshës 20 dhe 30 vjeç, të cilat për dy muaj me radhë kishin konsumuar pa ndërprerje lëng domatesh, pa e ndryshuar menynë dhe të gjitha kishin rezultate në humbje të peshës. /ZËRI/