Fundamenti

Lëngu çudibërës për humbje të shpejtë në peshë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas më shumë se njëzet vjetësh punë dhe mënyra të shumta të detoksimit, nutricistja Ann Louise Gittleman përsëri i ka mahnitur të gjithë ata që dëshirojnë një jenë të shëndetshëm. Nutricistja 64 vjeçe, autore e më shumë se 30 librave me këshilla, përfshirë dieta dhe këshilla që organizmit të lodhur, ia kthen vitalitetin, por kësaj radhe ajo ka përpiluar planin e detoksimit që përfshin pijen magjike.

Pija me ngjyrë të kuqe, që për bazë ka lëngun nga boronica e kuqe, xhenxhefili dhe limoni. Mëlçisë tuaj kjo i dhuron frymëmarrje, e pastron nga helmet dhe përmirëson punën e mbarë organizmit. Në fakt, mëlçia është organi më i madh i brendshëm që pastron gjakun, rregullon sheqerin në gjak dhe ndihmon në prodhimin e proteinave.

Ky lëng është i mirë, pasi që mund të aplikoni në jetën e përditshme. Para vetë detoksimit, nevojitet të aplikoni regjimin shtatë ditsh të ushqimit, ku përfshihen më shumë pemë dhe perime, të cilat e pastrojnë zorrën e trashë nga helmet dhe përgatisin mëlçinë nga agjërimi. Dita e tetë është e rezervuar enkas për konsumimin e ujit dhe të pijes magjike.

Përbërësit për lëngun çudibërës:

2 litra lëng nga boronicat e kuqe;

1/2 e lugës kanellë të bluar;

1/4 e lugës xhenxhefil të copëtuar;

RCCOLA

1/4 lugë arrë-myshku;

3/4 e gotës lëng të freskët portokall të shtrydhur;

1/4 e gotës lëng limoni.

Përgatitja:

Vloni lëngun nga boronicat e kuqe dhe ulni zjarrin për të shtuar erëzat. Zieni së bashku gjithçka edhe për15 minuta dhe e lini të ftohet në temperaturë të dhomës. Përzieni lëngun nga portokalli dhe limoni. Më pas e ruani në frigorifer. Fshehtësia e lëngut është në lëngun e boronicave të kuqe – antioksidues të fortë, erëzat që zvogëlojnë urinë, si dhe lëngu nga portokalli dhe limoni që është një bombë prej vitaminave.

(Kosova Sot)