ARKATANA

Lëngjet që shërojnë sëmundjet e zemrës, pankreasin dhe qetësojnë nervat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

A fshihet ilaçi i zemrës në domate, sa ndikon lëngu i rrikës te fryrjet …

LËNGU I DOMATES

Lëngu i freskët i domates stimulon punën e zemrës, parandalon krijimin e gurëve në veshka dhe kanalet urniare. Mjafton që 1-2 domate t’i futni në blender dhe në masën e fituar të shtoni 1 gotë ujë të thjeshtë.

LËNGU NGA RRIKA

Kjo bimë përmban vajra të forta eterike, kështu që sugjerohet ta përzieni me lëng limoni. Masën prej 150 gr rrikë, e përzien me lëngun e 1-2 limonëve. E merrni 2 herë në ditë, nga 1 lugë të vogël, transmeton gazeta Kosova Sot.

LËNGU NGA SHEGA

Ky lëng e forcon organizmin, e është i shkëlqyeshëm për tretje dhe punën e pankreasit. Përdoret edhe te pagjakësia. E shtrydhni shegën, pini 3 gota, për 2-4 muaj rresht.

Hidromorava

LËNGU NGA GREJPFRUTI

Ndihmon te shtypja e lartë e gjakut, puna e mëlçisë, tretja. Në mbrëmje para gjumit pini gjysmë gote lëng. E përgatisni në blender. Është i mirë edhe për forcimin e oreksit.

LËNGU I RRUSHIT

Përdoret te kolla dhe djersitjet, ndihmon edhe te dhimbjet e eshtrave. Një kilogram rrush, (të bardhë dhe të zi) e shpëlani mirë, e përzieni. E futni në gjysmë litër ujë dhe e merrni 3 herë në ditë.

LËNGU NGA PJEPRI

Kjo bimë përmban shumë sheqer, personat që vuajnë nga diabeti duhet ta përdorin me kujdes. Pjeprin e preni, e futni në blender. Në atë masë shtoni gjysmë litër ujë. E pini nga një gotë, në bark të thatë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.