Uji Dea

Lëngjet që ju ndihmojnë të humbisni peshë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëng i përzier prej portokalli, dardhe dhe molle- ky lëng ju ndihmon për të pastruar trupin, mbron sistemin imunitar si dhe ju mbron nga sëmundjet e zemrës. Ju mbush me vitamina dhe mund të përdoret për të përmirësuar humorin e keq. Nëse doni të humbisni kile shpejt, rekomandohen të përdoren mollët jeshile.

Lëng manaferre- pije e njohur për të gjithë por janë të paktë ata që dine se nga konsumimi i kësaj pije mund të humbisni kile shumë shpejt. Përmban vitamina C, A, E, K, bakër dhe magnez. Gjithashtu ju mbush me energji.

Lëng i përzier, rrush dhe mollë- nga përzierja e këtyre dy frutave mund të përfitohet një lëng i ulët në kalori dhe i lartë në lëndë ushqyese. Nëse ndjeheni të uritur provoni të pini një gotë dhe uria do të kalojë shumë shpejt. Kjo është pija e përsosur për të humbur peshë.

Lëng shalqiri- në stinën e verës lëngu i freskët i shalqirit është një zgjedhje e përsosur. Një gotë me lëng shalqiri përmban 71 kalori dhe 0.36g yndyrë. Mund ti shtoni shqegë, portokall ose karrota.

Uji Dea

Lëng i përzier, mollë jeshile dhe kastravec- kjo pije jeshile mund të përshpejtojë funksionimin e metabolizmit duke djegur yndyrën në pjesën e barkut dhe duke mbajtur të lartë nivelin e energjisë. Në këtë lëng mund të shtoni xinxërfill dhe piper për ta bërë më të veçantë shijen e tij.

watermelonLëng kivi- është i pasur me fibra dietike dhe ju mban të ngopur për shumë kohë. Mund ti shtoni këtij lëngu gjethe nenexhiku.

Lëng i përzier, karrota dhe mollë- burim antioksidantësh dhe vitaminash. Kjo përzierje ju ndihmon të jeni të shëndetshëm dhe të merni pak kalori, gjithashtu do të ndjeheni të ngopur. Nëse keni dëshirë mund ti shtoni këtij lëngu pak spinaq./Përgatiti: Elena Beta/gazeta shendeti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.