Hidromorava

Lëngjet më të mira, që ngadalësojnë plakjen

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kur bëhet fjalë për ngadalësimin e procesit të plakjes dhe për të pasur lëkurë më të re, lëngjet e freskëta janë mënyra më e mirë për t’u furnizuar me vitaminat dhe mineralet, që nevojiten.

LËNGU I DOMATES

Lëngu i domates është plot me antioksidues, sidomos me likopen. Ky pigment është ekspert në luftimin e radikaleve të lira (molekula që mund të dëmtojnë qelizat e shëndetshme, e sulmojnë sistemin imun dhe përshpejtojnë plakjen). Likopeni ndihmon për të pasur lëkurë më të fortë dhe më të butë.

LËNGU I RRUSHIT TË KUQ

Rrushi, lëvorja dhe farat, për shumë vite përdoren si nënprodukte kundër plakjes. Sekreti i tyre është në resveratrol. Është lloj i enzimës, që e hasim edhe te boronicat, manaferrat. Mënyra më e mirë për t’i shfrytëzuar është atëherë kur kanë sezonin e tyre. Përgatitni lëng nga rrushi i kuq në shtëpi në blender, përfshini

LËNGU I SHALQIRIT

Përkundër faktit se pos ujit shalqiri përmban shumë sheqer, në fakt ofron shumë vitamina, minerale dhe antioksidues. Shalqiri është i hatashëm për të hidratuar trupin, diçka që lëkurës fort i pëlqen. Mos harroni se përmban shumë vitamina A, një nutrient ky shumë i rëndësishëm për rigjallërimin e lëkurës dhe e mban me lagështi, lufton tharjen dhe rrudhat.

Hidromorava

LËNGU JESHIL

Lëngu i lakrës jeshile është klasik, kur bëhet fjalë në ngadalësimin e plakjes. Gjethet janë të pasura me vitamina K, nutrient që është shumë i mirë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe osteoporozës. Mos të harrojmë se lakra jeshile përmban shumë nutriente si: minerale, vitamina, fibra, aminoacide omega 3.

LËNGU I SHEGËS

Një nga frutat më të mirë për ta pasur në shtëpi, kur e ka sezonin e vet është shega. Ju ndihmon në uljen e nivelit e koelsterolit të keq, i mirë për të luftuar bakteret në fshikëz apo veshka dhe ofron shumë në pakësimin e rrudhave.

LËNGU I KIVIT

Ju rekomandojmë frytin e artë. Nëse e përzieni me një mollë dhe me pak limon, do të fitoni një lëng të hahatshim për të luftuar plakjen. Antioksiduesit e gjetur në kivi ndihmojnë lëkurën, që të jetë e fortë dhe parandalojnë formimin e atyre linjave klasike të buzëqeshjes. Përmban shumë vitamina C dhe E. Këto ndihmojnë në reduktimin e dëmtimit të lëkurës nga radikalet e lira.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.