Mobi Casa

Lëngjet e frutave për një shëndet të mirë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Flitet shumë shpesh për frutat, perimet dhe sidomos për vetitë e tyre pozitive në organizmin e njeriut. Përdorimi i tyre prej kohësh vazhdon të jetë më i këshilluari nga mjekët, sidomos nga dietologët.

Dihet që frutat janë të domosdoshme për trupin tonë. Por nuk duhet të harroni se lëngu i frutave të freskëta i bërë në shtëpi është më shumë i ushqyeshëm se sa ai i konservuari nëpër shishe. Më poshtë do t’ju paraqesim disa lloje lëngje frutash dhe përfitimet e tyre për trupin:

Lëngu i portokallit- përmban vitamina B dhe C, po ashtu dhe një sasi të madhe mineralesh si magnez, fosfor, kalcium dhe kalium. Lëngu i portokallit ndihmon sistemin e brendshëm të trupit. Lëngu i portokallit ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, duke luftuar ankthin dhe pagjumësinë.

Mobi Casa

Lëngu i mollës- Lëngu i mollës është i pasur me vitamina B dhe C. Ai është i pasur edhe me minerale si kalciumi, fosfori, magnezi dhe kaliumi. Lëngu i mollës ndihmon për trajtimin e simptomave të artritit dhe qetëson dhe pastron sistemin e tretjes. Lëngu i mollës është i shëndetshëm edhe për trajtimin e konstipacionit dhe diarresë.

Lëngu i rrushit- Rrushi është i njohur për përmbajtje të vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë kalciumin, bakrin, jodin, fosforin, hekurin dhe kaliumin. Lëngu i rrushit ndihmon në rastet e kapsllëkut, për sëmundjet e zemrës, artritit, tuberkulozit, problemet e mëlçisë, hemorroideve dhe alergjive të ndryshme.

Lëngu i limonit- Lëngu i limonit përmban një sasi të madhe të vitaminave B dhe A. Ai pastron enët e gjakut dhe pjesë të tjera të brendshme të trupit. Limoni eliminon toksinat dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ndër të tjera, parandalon ftohjen dhe kuron artritin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.