Mobi Casa

Lëngjet e dendura që shkrijnë yndyrën

/ 3 minuta lexim

Zbuloni gjashtë recetat e shijshme që shkrijnë dhjamin, e pos se ndihmojnë të keni një figurë të hatashme, ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin optimal.

LËNG ME MOLLË DHE KAROTË

Përbërësit: 1 mollë, 1/2 e karotës, 1/2 e kërcellit selino, 5 gr (1 lugë) pluhur të algave. Përgatitja: Së pari, përzieni përbërësit me ujë (pasi t’i keni larë dhe qëruar). Më pas, shtoni një lugë të algave pluhur. Kjo është një algë që përmban aminoacidet omega 3, vitamina, fibra dhe betakarotinë, kështu që është një antioksidues i fuqishëm. Pos se kontribuon në detoksim dhe humbje në peshë, ky “smoothie” përmban vitamina dhe nutrientë të rëndësishëm.

‘SMOOTHIE’ KUNDËR INFLAMACIONEVE

Limoni njihet se në mënyrë natyrale e shkrin dhjamin, pasi përmban flavonoide. Plus, është një antioksidues që parandalon plakjen. Po ashtu, është diuretik që ndihmon trupin në eliminimin e helmeve. Përbërësit: 1 pjesë aloe vera, 1/2 e limonit (me lëvore). Përgatitja: Së pari, përzieni përbërësit derisa të zbuten. Më pas, kënaquni! Më së miri do të ishte që këtë “smoothie” ta pini në stomak të thatë.

LËNG ME BOLLGUR QË SHKRIN DHJAMIN

Tërshëra ndihmon në humbjen në peshë, pasi përmban shumë fibra. Po ashtu ofrojnë ndjenjën e ngopjes, kështu që e reduktojnë oreksin. Edhe farat e lirit përmbajnë fibra, që janë diuretikë dhe ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit. Përbërësit: 40 gr (4 lugë) flluska tërshëre, 10 gr (1 lugë) fara të lirit, Mjaltë (për shije), 1/2 e papajës së qëruar. Përgatitja: Së pari, përzieni përbërësit derisa të ka një përzierje të butë. Më pas, shtoni ujë, pak nga pak, derisa të keni strukturën e dëshiruar. Ëmbëltuesi duhet të jetë natyral, mjalti për shembull. Më së miri ta konsumoni në stomak të thatë.

Fundamenti

LËNGU I GJELBËR

Përbërësit në këtë “smoothie” trupin e furnizojnë me vitamina, antioksidues dhe acid folik. Në përgjithësi, është diuretik i fuqishëm dhe shkrirës i dhjamit. Përbërësit: 1/2 e gotës lëng limoni (100 mL), 15 gr spinaq, 15 gr majdanoz të copëtuar, 1 shkop selino, 1 mollë, 1 trangull. Përgatitja: Përzieni përbërësit së bashku për disa minuta. Më së miri ta pini në stomak të thatë.

LËNGU QË SHKRIN DHJAMIN ME PJEPËR

Pjepri është e pasur me vitamina A dhe përmban flavonoide, e po ashtu përmban edhe kalium dhe vitamina C. Plus, është diuretik detoksues. Përbërësit: 100 gr pjepër, 100 gr dredhëza, 150 gr amrule, Mjaltë. Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit me pak ujë dhe e ëmbëltoni me mjaltë.

LËNG PJEPRI ME ÇAJ TË GJELBËR

Çaji i gjelbër është infuzioni më popullor për të humbur në peshë, sepse e përshpejton metabolizmin. Është një antioksidues që promovon rigjallërimin e qelizave dhe ndihmon në shkrirjen e dhjamit. Përbërësit: 150 gr pjepër, 200 mL (1 gotë) çaj të gjelbër, Mjaltë. Përgatitja: Së pari, përgatitni një gotë çaj të gjelbër dhe e lini të ftohet. Më pas, e përzieni me pjepër dhe e ëmbëltoni për shije.

(Kosova Sot)