Eko Higjiena

Lëndohet ylli i Shqipërisë, i humb dy ndeshjet kualifikuese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Thomas Strakosha humbet dy ndeshjet e Kombëtares me Islandën dhe Moldavinë. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një vendim të trajnerit, sikurse ndodhi me Panuccin për sfidat me Turqinë dhe Andorrën, por për shkak të një dëmtimi që nuk e lejon “gardianin” e Lazios që të jetë i gatshëm për të dhënë kontribut për kuqezinjtë.

24-vjeçari nuk u grumbullua nga Simone Inzaghi për ndeshjen e së hënës, Lazio – Bologna, pikërisht për shkak të këtij dëmtimi që e mundon prej kohësh, transmeton SS.

UBT

Strakosha ndien shqetësime fizike prej disa javësh, çka ka ndikuar në vendimet e Inzaghit për ta kursyer në takime të veçanta të Lazios, duke aktivizuar portierin e dytë, Proto, ndërsa në finalen e Kupës së Italisë, Strakosha bëri një sakrificë të jashtëzakonshme, duke zbritur në fushë me ndihmë e injeksioneve.Ai bëri disa pritje vendimtare në finale e Atalantën, duke dhënë kontribut të çmuar në fitimin e trofeut. Pikërisht aktivizimi në ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë duket se e ka përkeqësuar gjendjen e tij, as sa të jetë e pamundur prania e tij me kuqezinjtë në dy ndeshjet e qershorit, në kuadër të eliminatoreve të “Euro 2020”.

Edy Reja, për shkak të pamundësisë për të patur në dispozicion Strakoshën, ka ftuar portierin e Laçit, Gentian Selmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.