UBT

Lëndohet rëndë kosovari 24 vjeçar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

I riu, të cilin me gjasë e ka marrë gjumi mbi timon, ka kaluar në anën tjetër të rrugës, ku është përplasur me kamionin që po vinte.

Në mëngjesin e të mërkurës një kosovar 24 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në një aksident komunkacioni që ka ndodhur në St.Veiter të Austrisë.

Derisa po e ngiste automobilin, i riu, të cilin, siç raportojnë mediet austriake, duket ta kishte marrë gjumi mbi timon, ka kaluar në anën tjetër të rrugës. Aty është përplasur me një kamion që po vinte nga ana e kundër, të cilin po e ngiste një bujk 56 vjeçar.

Mobi Casa

Të dy automjetet janë rrokullisur dhe kanë përfunduar në fushën pranë rrugës.

Kosovarin e lënduar rëndë e ka nxjerrë nga makina mjeku emergjent i Kryqit të Kuq, shkruan portali i televizionit publik austriak orf.at.

Shoferi i kamionit ka shpëtuar pa lëndime.(albinfo)