Lëndohet një gjilanase, goditet nga një predhë
Gjilan – Një femër shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar para një lokali, është goditur nga një predhë në pjesën e sipërme të krahut. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas personelit mjekësor e njëjta ka pësuar lëndime të lehta (gërvishje).
Njësitet policore janë duke hetuar rastin njoftoj policia e Kosovës derisa rastin e ka cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm./rajonipress/


