United Hospital

Lëndohet në fabrikë, dërgohet urgjentisht në QKUK një punëtor i fabrikës “Borovci”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fabrikën e tullave ”Borovci” në fshatin Crep, Komuna Ranillug, ka ndodhë një incident i rëndë, ku njëri nga punëtorët mirëmbajtës i makinave në këtë fabrikë SH.A. (1976) ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku personi në fjalë ka humbur dorën e djathtë.

Personi i lënduar për shkak të lëndimeve të rënda është transportuar me urgjencë për në QKUK, Prishtinë njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dhe dëshmitarëve okular dyshohet se viktima nga pakujdesia duke punuar në njërën nga makinat e fabrikës kishte marrë lëndime në krah, dhe si pasojë e goditjes nga makina iu kishte këputur krahu.

KKVITI

Viktima ishte transportuar në spitalin e Gjilanit e më pas edhe në QKUK në Prishtinë dhe sipas informatave viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet e Policisë së Kosovës nga hetimet rajonale kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe në vijim do të zhvillohen intervista me dëshmitarët
e rastit.

Me të gjitha veprimet lidhur me këtë rast të rëndë është njoftuar Prokurori i shtetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.