RCCOLA

Lëndohet Ilir Azemi, 4 javë jashtë fushës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Futbollisti Ilir Azemi, i cili luan për klubin gjerman Greuther Fürth, në bundesligën e dytë gjermane gjatë stërvitjeve të djeshme ka pësuar një lëndim në shputën e këmbës së majtë. Ai është bartur me karrocë nga fusha pasi që nuk ishte në gjendje të ecte.

Sipas mjekëve të klubit, Azemi, si pasojë e lëndimit do të mungojë katër javë në fushë. Kështu, ai do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e parë të sezonit, në Bochum.

Mobi Casa

Por, mjeku i klubit shprehet se Azemi megjithatë ka pasur fat në fatkeqësi. Ai thotë se para kontrollimit kishin pasur frikë se bëhej fjalë për thyerje të këmbës që do të ishte me pasoja më të rënda për lojtarin.

Azemi gjatë sezonit të kaluar ka qenë golgeteri numër një i klubit, duke shënuar 15 gola. Ai është angazhuar së fundi edhe për përfaqësuesen e Kosovës ndërsa më parë ka qenë i përzgjedhur për atë të Shqipërisë./albinfo/