Lëndohet Celina, kaq ndeshje pritet të mungojë
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka pësuar një lëndim.
Gjithsesi, duket se lëndimi nuk është i rëndë dhe se rikthimi i yllit pritet të ndodhë shpejtë.
“Ai mungon sot, por lëndimi është i lehtë. Bersanti do të kthehet javën e ardhshme, nëse jo të martën, atëherë të premten”, ka bërë të ditur një burim i Topsporti.com brenda familjes Celina.
Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për fat, pasi ndeshja ndaj Maqedonisë Veriore në “Play Off” të Ligës së Kombeve po afrohet, andaj shpresojmë që të gjithë lojtarët të jenë në formën e tyre më të mirë./zeri/


