ARKATANA

Lëndohen rëndë dy futbollistët e Kikës në “terrorin” e zhvilluar në Ferizaj

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Futbollistët e Kikës së Hogoshtit si të gjitha ndeshjet e radhës ishin përgatitur për javën e VIII-të, për ta zhvilluar ndeshjen si mysafirë me kundërshtarin e saj Ferizaji. Ajo se çka ka ndodhur gjatë 98 minutave të ndeshjes, aspak nuk ka të përbashkët me futbollin. Gjithë këtë incident e parapriu arbitri nga Prishtina, Ersen Janovalli, me ndihmesat e tij, Fatbardh Rrahimi e Ramadan Bekteshi, ndërsa arbitër i katër ishte Fatmir Tahiri dhe delegat i kësaj ndeshje ishte Lulëzim Ibri.

Për futbollistët e Kikës 15 minutat e fundit të ndeshjes ishin tejet dramatike duke u lënduar rëndë dy futbollistët e sulmuesi Lirian Ferati e mesfushori Valmir Ferati. Të dy futbollistët e lënduar mjaft seriozisht e kuptojnë që gjithçka mundet të ndodhë gjatë një ndeshje futbolli, por të lëndohen kaq seriozisht dhe arbitri të mos i ndëshkon akterët të cilët kryen këto lëndime për ta është e papranueshme. “Ishte një top i lehtë kam tentuar ta devijoj dhe me dy këmbët më ka ndërhy futbollisti Gentrit Halili, jam plandosur pa vetëdije dhe kam pasur dhimbje të tmerrshme, në spitalin e Ferizajit mjeku e ka konstatuar se nër gju e kam të thyer këmbën shumë seriozisht, më pas kam dëgjuar se arbitri kësaj ndeshje Ersen Janovaliu as që e ka ndërprerë ndeshjen dhe futbollisti kundërshtar as që është ndëshkuar me karton, por për fat të mire mjekët e klubit kanë hyrë në fushë pa paralajmërimin e arbitrit për të më dhënë ndihmë. Ne kemi kontaktuar me futbollistin e Ferizajit, Gentrit Halili, me telefon dhe më ka thënë se ka qenë e pa qëllimshme, por në përgjigjen e tij nuk ishte bindës”, rrëfehet mesfushori i Kikës, Valmir Ferati.

Ma pak se 10 minuta më pas, lëndohet edhe sulmuesi Lirian Ferati i cili ka të thyer dy pjesë të hundës. “Ishte një top në ajër, kam tentuar me kokë ta godas por futbollisti kundërshtarë Ergon Hyseni ka bërë një intervenim pa kontroll duke luajtur (gjon) dhe më ka goditur me këmbë në fytyrë, nga kjo goditje kam pësuar me dy thyerje në hundë duke më shkaktuar dhimbje të tmerrshme dhe probleme me frymëmarrje, për këtë rast arbitri as nuk e ka ndaluar ndeshjen e as që e ka ndëshkuar futbollistin kundërshtarë, kjo është e pa pranueshme dhe nuk do koment, unë e kam pyetur futbollistin Hyseni për këtë gjest të tij, dhe ai mu ka përgjigjur se nuk e kam vërejtur se e ke pasur kokën tek këmba ime”, është shprehur sulmuesi Lirian Ferati i cili do të bën operacion hundën brenda 24 orëve.

Uji Dea

Trajneri i Kikës Shefket Sermaxhaj është i tronditur me atë se çka ka ndodhur gjatë kësaj ndeshje. “Të lëndohen dy futbollist rend, të kenë të thyer hundën e këmbën dhe arbitri mos të ndërpret ndeshjen ose mos t`i ndëshkon akteret e lëndimit ky është krim për klubin dhe futbollistët e lënduar, është gjë e tmerrshme që dy futbollist të rinjë të lëndohen në këtë mënyrë, dhe gjyqtari ta vazhdon ndeshjen 8 minuta gjerë sa kanë shënuar gol futbollistët e Ferizajit dhe pas 20 sekondash e përfundon ndeshjen. Unë si trajner ndihem shumë keq për lëndimin e futbollistëve, ne kërkojmë të luajmë futboll jo të na spitalizohen futbollistët, por një arbitër siç është Ersen Janovaliu, nuk i duhet as Ferizajit e as futbollit të Kosovës, andaj ne kërkojmë nga njerëzit përgjegjës në FFK që të ndërmerren masa rigoroze ndaj këtij arbitri sa nuk është bërë edhe më shumë ndonjë tragjedi”.

KF Kika lidhur me ndeshjen me Ferizajin ka reaguar ashpër për ndarjen e drejtësisë nga ky arbitër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.