Fidanishtja

Lëndimi ia prish planet Kumbullës: Rinovim kontrate, pastaj te Lazio

/ 2 minuta lexim

Marash Kumbulla u detyrua të zëvendësohej në ndeshjen e dytë radhazi të Hellas Verona. Në ndeshjen e parafundit, kundër Fiorentinës, ai u zëvendësua për shkak të një problemi në dorën e djathtë, ndërsa mbrëmë u ndal për shkak të një problemi të muskujve.

Mbrojtësi shqiptar i verdhebluve u zëvendësua në minutën e 19-të për një dëmtim të “flexor”-it të kofshës së djathtë, i cili do të vlerësohet nga stafi mjekësor në orët e ardhshme. Vendin e tij e zuri Dimarco. Përditësimet mbi kushtet shëndetësore të Kumbullës do të pasojnë.

Ndërkohë, sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, Verona do të ishte e gatshme ta rinovojë kontratën me xhevahirin e saj 20-vjeçar, përpara se ta shiste te Lazio.

Fidanishtja

Në fakt, klubi veronez do të dëshironte t’i bëjë një përmirësim ekonomik të merituar shqiptarit, para transferimit të tij. Në gjurmët e mbrojtësit kuqezi është edhe Napoli.

Lazio, megjithatë, duket se ka në dorë shanset optimale për ta marrë talentin që ka shkëlqyer në Serie A këtë sezon.