ARKATANA

Lëndim i rëndë për Arber Zenelin, humb dy ndeshjet me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ishte padyshim në formë të jashtëzakonshme, por fati ishte kundër tij.

Fjala është për sulmuesin e jashtëzakonshëm të Kosovës, Arber Zeneli që ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje.

Ylli i Heerenveen ka lënduar rëndë këmbën e majtë dhe pritet të mungojë për disa javë.

Së paku kështu ka njoftuar skuadra holandeze nëpërmjet faqes së tyre zyrtare por nuk ka treguar kohën e saktë se sa do të mbetet jashtë fushave Zeneli.

Hidromorava

22-vjeçari ishte në formë tejet të mirë pasi shënonte vazhdimisht me klubin bardh e kaltër.

Zeneli ishte në formë të jashtëzakonshme javët e fundit me Heerenvenin duke shënuar katër gola
Në shtatë ndeshje këtë edicion, Arberi ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim.

Sulmuesi anësorë pritej të ishte titullar për Kosovën në ndeshjen ndaj Ukrainës dhe Islandës, por tani pas lëndimit ai do t’i humbasë të dyja sfidat.

Kujtojmë që ish-anëtari i Elfsborg më parë ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Suedisë para se të zgjidhte Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.