ARKATANA

Lëndët myken, prokurorët ligjërojnë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Angazhimi i prokurorëve në universitete publike dhe private konsiderohet si një precedent që dëmton sistemin e drejtësisë dhe njëherësh atë të arsimit. Pasi nën zë edhe nga vetë drejtuesit e prokurorive pohohet se një pjesë e prokurorëve nuk janë emëruar ligjërues në universitete për shkak se janë profesionistë, por për shkak të detyrës që kanë.

Degradimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë

Injorohet edhe kufizimi i KPK-së

Ndërsa nga Këshilli Gjyqësor ende nuk ka asnjë hap për të disiplinuar këtë fenomen, Këshilli Prokurorial nëpërmjet vendimit KKP.nr 239/2015, të datës 11 shtator 2015, ka marrë vendim që të gjithë prokurorët, që janë të angazhuar në procesin e ligjërimit, t’i dërgojnë në Sekretariatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dokumentet, si konkursin në bazë të cilit janë angazhuar në procesin e ligjërimit, kontratën e punës në institucionin në të cilin janë të angazhuar, lëndët të cilat i ligjërojnë, si dhe orarin e ligjëratave dhe orarin e provimeve. Por jo të gjithë prokurorët mësimdhënës e kanë respektuar këtë vendim, edhe pse afati i fundit për dërgimin e dokumenteve ka qenë data 20 shtator 2015

FIDANISHTJA

Angazhimi i prokurorëve në universitete publike dhe private konsiderohet si një precedent që dëmton sistemin e drejtësisë dhe njëherësh atë të arsimit. Pasi nën zë edhe nga vetë drejtuesit e prokurorive pohohet se një pjesë e prokurorëve nuk janë emëruar ligjërues në universitete për shkak se janë profesionistë, por për shkak të detyrës që kanë.

Për këtë arsye Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, që me marrjen e detyrës pati folur për stopim të këtij fenomeni, pikërisht për të shmangur favoret apo kthimin e ndereve, sipas sistemit të emërimit nga universitetet kryesisht private. Agim Kurmehaj, Laura Pula, Imer Beka, Bahri Hyseni, Mejreme Hoxha, Besim Kelmendi, Kujtim Munishi, Arbëresha Raca – Shala, Murat Hulaj, Agron Uka, bazuar në deklarimet në Agjencinë Antikorrupsion rezultojnë në listën së cilës i është shtuar dhe prokurori Arian Gashi.

Ndërsa nga Këshilli Gjyqësor ende nuk ka asnjë hap për të disiplinuar këtë fenomen, Këshilli Prokurorial nëpërmjet vendimit KKP.nr 239/2015, i datës 11 shtator 2015, ka marrë vendim që të gjithë prokurorët, që janë të angazhuar në procesin e ligjërimit, t’i dërgojnë në Sekretariatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dokumentet, si konkursin në bazë të cilit janë angazhuar në procesin e ligjërimit, kontratën e punës në institucionin në të cilin janë të angazhuar, lëndët të cilat i ligjërojnë si dhe orarin e ligjëratave dhe orarin e provimeve. Por jo të gjithë prokurorët mësimdhënës e kanë respektuar këtë vendim, edhe pse afati i fundit për dërgimin e dokumenteve ka qenë data 20 shtator 2015./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.