Mobi Casa

Lëmshi i krimit ekonomik, në duart e oligarkëve

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetët e Kuvendit nga pozita, opozita, të pavarur dhe ekspertë të ekonomisë, po alarmojnë se gjendja e mjerë ekonomike, në të cilën aktualisht ndodhet vendi ynë, ka bërë që Kosova të bëhet një oazë e krimit dhe trafiqeve ilegale.

MAXHUNI: Krimi ekonomik i instaluar që 17 vjet nuk ka gjasa të shthuret.

“Pa pasur një Gjyqësor dhe Prokurori të pavarur, që funksionojnë në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën dhe pa ndërhyrje të politikës dhe njerëzve të krimit, që mbase nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë në politikë, por përmes nëntokës e ndikojnë politikën, nuk ka mundësi që të shohim edhe shthurjen e oligarkëve, të cilët kanë ndikim edhe në zhvillimet politike në Kosovë”, theksoi deputetja Vjosa Osmani, raporton Gazeta Kosova Sot

Deputetët e Kuvendit nga pozita, opozita, të pavarur dhe ekspertë të ekonomisë, po alarmojnë se gjendja e mjerë ekonomike, në të cilën aktualisht ndodhet vendi ynë, ka bërë që Kosova të bëhet një oazë e krimit dhe trafiqeve ilegale. Opozita thonë se lëmshi i krimit ekonomit është një prej faktorëve kryesorë që e mbajnë këtë pushtet. “Ky lëmsh, këto krime nuk zbardhen pa pasur një sistem të pavarur të drejtësisë, i cili vjen veç pas shkapjes së shtetit dhe ndërrimit të pushtetit”, kanë vlerësuar ata.

Edhe deputetja e koalicionit, Vjosa Osmani, tha se shthurja e krimit ekonomik në vend është i mundshëm vetëm nëse kemi një sundim adekuat të ligjit, për shkak se deri më tani sfida më e madhe pas lufte dhe pas pavarësisë është pikërisht ngecja në luftimin e krimit e të korrupsionit. “Pa pasur një Gjyqësor dhe Prokurori të pavarur, që funksionojnë në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën dhe pa ndërhyrje të politikës dhe njerëzve të krimit, që mbase nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë në politikë, por përmes nëntokës e ndikojnë politikën, nuk ka mundësi që të shohin edhe shthurjen e oligarkëve, të cilët kanë ndikim edhe në zhvillimet politike në Kosovë”, theksoi ajo.

Fundamenti

Sundimi i ligjit të bëhet prioritet shtetëror Sipas Osmanit, është e domosdoshme që sundimin e ligjit duhet që ta kemi prioritet shtetëror jo vetëm që kërkon BE-ja dhe SHBA-ja, por edhe institucionet e tjera ndërkombëtare, por ngase është interes jetik i qytetarëve të Kosovës. Deputetja Osmani ka thënë se të gjitha shtetet e rajonit kanë pasur kriza të tilla, dhe se në këtë drejtim ka shumë punë për t’u bërë, që janë edhe kërkesa të Komisionit Evropian nga raporti i fundit, që kërkohet të kemi një regjistër të qartë të nivelit të lartë të personaliteteve, që janë të involvuar në krim dhe korrupsion dhe që kanë vendim të formës së prerë. “Deri tani duket se ky numër nuk është i mjaftueshëm se kemi shumë spektakle gjatë arrestimit të tyre dhe më pas lirohen. Prandaj, për të pasur sukses në këtë drejtim nevojiten ngritje të kapaciteteve në Prokurori, në mënyrë që prokurorët dhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi mos të vuajnë nga mospërgatitja dhe duke dëshmuar se kanë përgatitje dhe kanë mundësi që të merren me raste të tilla”, ka theksuar ajo.

Ndërsa deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, thotë se në parim Kosova fatkeqësisht është e zhytur në një shkallë të thellë në krim të organizuar, për të cilat flitet edhe në raportin ndërkombëtar të rregullt vjetor të Progresit. “Për ta luftuar dhe për ta bërë këtë nevojitet një vullnet dhe guxim politik i këtij koalicioni, por që kjo po mungon tek ky”, tha ai.

Populli u varfërua, oligarkët u pasuruan Në përgjigjen e lëvizjes ‘Vetëvendosje’, përmes zëdhënëses Tinka Kurti, thuhet se nga lëmshi i krimit ekonomik, këto krime nuk zbardhen pa pasur një sistem të pavarur të drejtësisë, i cili vjen veç pas shkapjes së shtetit dhe ndërrimit të pushtetit. “Këta njerëz që i kanë sjellë dëme të mëdha politike vendit, e kanë varfëruar aq shumë Kosovën, teksa e kanë shumëfishuar pasurinë personale. Kosova njëmend është shndërruar një hapësirë, ku edhe ekonominë e dominojnë kriminelët, dhe për atë është e nevojshme që qytetarët t’ia japin përgjigjen këtij regjimi, duke i rrëzuar me votë, në mënyrë demokratike. Kjo jep mundësinë që të shthuret rrjeta e tyre kriminale në sistemin e drejtësisë, në ekonomi e nëpër çdo dikaster të shtetit”, thotë VV-ja.

Deputetja e opozitës, Time Kadriaj, (AAK), anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, thotë për “Kosova Sot” se është një kërkesë e zëshme e Bashkësisë Ndërkombëtare se nëse duam integrime evropiane duhet të ndodhë luftimi i krimit e korrupsionit. “Që të arrihet kjo, nevojitet një Gjyqësor i pavarur, sepse edhe kjo është një kërkesë e BE-së që po na akuzojnë se Gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë janë të kapur nga politika, përkatësisht se është kapur nga koalicioni në pushtet dhe jo nga opozita”, ka thënë ajo./kosova sot/