ARKATANA

Leme Xhemen s’e kapë ligji në Kosovë, lënda e saj është vjetërsuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Ish-drejtoresha e PTK’së, Leme Xhema e cila ishte dënuar me tre vjet heqje lirie pasi ishte shpallur fajtore për kryerjen e dy veprave penale, është e lirë. Gjykata ka hequr arrestin dhe ndaj saj më nuk ekziston as arresti ndërkombëtar. Lajmin e ka bërë publik, avokati i saj, Tomë Gashi.Ajo ishte dënuar më 2008 për lidhje të një kontrate të dëmshme për kompaninë ku ka punuar dhe për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2011 ia vërtetoi asaj dënimin e shpallur nga Gjykata Themelore në vitin 2008, me tre vjet heqje lirie dhe prej atëherë ajo ishte arratisur, kurse emri i saj gjendej në Interpol, por as kjo nuk ka ndihmuar në arrestimin e saj.

“Lidhur me kërkesat dhe urgjencat e parashtruara nga ju në çështjen e ekzekutimit të sanksionit penal ndaj të dënuarës Leme Xhema, ju njoftojmë se Gjykata, përkatësisht Zyrja për ekzekutimin e sanksioneve ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura konform ligjit lidhur me çështjen në fjalë. Siç janë Aktvendimi për ndalimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të dënuarën Leme Xhema, revokimi i urdhëresës për ndalim dhe sjellje me detyrim, si dhe tërheqja e urdhër0arrestit ndërkombëtar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore, të publikuar nga avokati Gashi.

FIDANISHTJA

Por ajo tani është e lirë dhe ndaj saj nuk figuron asnjë arrest, pasi Kodi Penal i Kosovës parashikon se nëse i dënuari nuk e qëndron në burg për dyfishin e periudhës së dënuar, atëherë, ai duhet të mbetet i lirë.

Ndërkohë nesër Leme Xhema, pritet të vijë nesër në Fushë Kosovë, për të kërkuar votën e banorëve të Medvegjës, të cilët aktualisht jetojnë në Fushë Kosovë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 13 shtator në Medvegjë, ku ajo është kandidate për këshilltare komunale.

Ndërkohë edhe Xhabir Zharku, ish-kryetari i Degës së PDK’së në Kaçanik nëse nuk kthehet në Kosovës deri në vitin 2018 atëherë koha e vuajtjes së dënimit i përfundon dhe ai mund të kthehet i lirë në vendlindje./express/