KKVITI

Leme Xhema i’u përplas në fytyrë serbëve të gjitha problemet e Shqiptarëve në Medvegjë, kërkon zgjidhje

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Pas deklaratave të shumta të kryetarit të Komunës së Medvegjës që “nuk ka dëgjuar” shqiptarë që dëshiron bashkimin e Medvegjës me Republikën e Kosovës, kaë reaguar shqiptarët e Komunës së Medvegjës, ndër ta edhe ndihmës kryetarja e Komunës së Medvegjës Leme Xhema, duke deklaruar se nuk është faji i shqiptarëve të Medvegjës që kryetari nuk ka dëgjuar për vullnetin e shqiptarëve të kësaj komune për bashkim me Kosovën.

Ndër të tjerat znj.Xhema theksoi se “Shqiptarët si pakicë kombëtare normalisht që mundohen çdo herë të kenë të drejta më të mëdha dhe kjo është e lejuar me ligj. Shqiptarët e Medvegjës kanë marrë pjesë gjithashtu në Referendumin e vitit 1992 së bashku me Preshevën e Bujanocin, ku janë deklaruar çartë që duan bashkimin me Republikën e Kosovës. Kjo është gjeja që ne nuk mund ta mohojmë dhe Serbia ka qen në dijeni për këtë.

Mua më duhet të ju përkujtoj se në Medvegjë në vitet e ’70 kanë jetuar rreth 8000 shqiptarë, 3500-4000 prej tyre janë shpërngulur në Kosovë e disa të tjerë në Diasporë (Gjermani, Zvicër e Amerikë). Ata të gjithë kanë ndikim dhe njohuri mbi të gjitha që ndodhin mbi shqiptarët pakice në këtë komunë. Ajo që këta shqiptarë i brengos më së shumti është që kemi problem të madh me pasivizimin e adresave. Pasivizimin e adresave të shqiptarëve që kanë jetuar këtu, kanë certifikatën e lindjes këtu. Ne kemi disa shifra të pasivizimit të adresave që janë alarmante. Për këtë problem ne kemi informuar edhe qeverinë në Beograd, kemi pasur dhe kemi ende bisedime. Ky problem ka qene i prezentuar edhe në Bruksell e Vashington, ashtu që ne shqiptaret e Luginës dëshirojmë të jemi pjesë e të gjitha bisedimeve në Bruksell për të qen i zgjedhur problemi i adresave të banorëve në Luginë. Ky është problemi kyç që po zgjatë shumë kohë.
Problemi i dytë është njohja e diplomave. Ne në Medvegjë kemi njerëz që punojnë e që janë të diplomuar, magjistruar etj. Por atyre diplomat nuk ju njihen dhe ata normalisht nuk mund të kenë një kontratë për më tutje. Kjo paraqet një problem të madh gjithashtu.

Problemi i tretë e që gjithashtu është shume i rëndësishëm është papunësia e shqiptarëve në institucionet publike. Shembull: në elektroenergjinë nuk është i punësuar asnjë shqiptarë kurse kemi 9-10 fshatra shqiptare, gjithashtu në poste nuk është i punësuar asnjë shqiptar. Mendoj se duhet të kemi mirëkuptim dhe të dëgjojmë zërin e të tjerëve.

Uji Dea

Problemet ekonomike janë gjithashtu të mëdha për të dy palët, por normalisht ne si pakicë i vërejmë më shumë dhe ato dita ditës po bëhen më të forta. Ne në Diasporë kemi dy Shoqata Humanitare të cilat po mundohen të bëjnë atë që munden për shqiptarët këtu, një prej njerëzve tjerë nga Medvegja është zotri Salihu i cili hapi fabrikën në Medvegjë e cila fillimisht do ketë 50 punëtorë dhe numri do të shkoj deri në 300 punëtorë. Ai shpesh ka theksuar se ka probleme me paragjykimet që i bëhen duke i thënë se ai do të punësojë vetëm punëtorët shqiptarë, unë ju lus të shkoni ta shihni strukturën e punëtorëve dhe të bindeni vetë.
E kisha cek dhe kishte rëndësi që t`ju prezantoj të gjitha këto për t`ju treguar që shqiptarët janë pjesë e këtij mjedisi.
Ne gjithashtu kemi probleme me tekstet në gjuhën shqipe, ne kemi drejtë si pakicë në gjuhën tonë dhe shpresoj që do zgjidhet ky problem njëherë e përgjithmonë sepse ne kemi fëmijë që vijojnë mësimin, por që nuk i posedojnë librat.
Shpresoj që gjendja e shqiptarëve në Medvegjë do përmirësohet që ne mos të ndjejmë vetën si banorë të rendit të dytë.

Së pari duhet të bëjmë shumë që të ndalojnë shpërnguljet nga Medvegja, sepse nëse kjo ndodhë atëherë nuk kemi pse të flasim për të gjitha këto probleme”.

Ishin këto disa nga fjalët e Leme Xhema e cila fuqishëm foli për të gjitha problemet e shqiptarëve në Medvegjë, zëri luftues i saj i heshti të gjithë.

Lirona Zuka