Fundamenti

Leme Xhema dhe roli i saj në gjallërinë e Medvegjës dhe sensibilizimin e saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Leme Xhema ka një kohë të gjatë që i është kthyer vendlindjes së të parëve të saj. Ajo çdo ditë poston tekste të ndryshme për fshatrat e braktisura të Medvegjës dhe jep mesazhe shprese se aty ende ka mundësi të jetohet. Leme Xhema ndryshe është ambasadore e Luginës sepse me kontaktet e saja ka arritur që shumë shpejt ta kthej vëmendjen tek Medvegja dhe fshatrat e saja shqiptare.

Ka vullnet, guxim, dhe dëshirë që ta gjallërojë Medvegjën, si dikur, si atëherë kur qindra fshatra ishin të banuara me shqiptarë.

FITORJA

Leme Xhema po bënë një punë të jashtëzakonshme duke ngritur probleme e shqetësime nga më të ndryshmet për komunën e Medvegjës e në veçanti për popullatën shqiptare.”Unë tashmë jetojë këtu dhe jam mishëruar me çdo pëllëmbë të Medvegjës. Do të jetojë përherë me këtë entuziazëm sepse sot patriotizëm është që ta duash atdheun dhe të kujdesesh për varret e të parëve, për tokat e tyre, fushat, livadhet, shtëpitë e gjithçka tjetër që lidhet me të parët tanë” shprehet leme Xhema për rajonipress.

Leme Xhema ka një autoritet të jashtëzakonshëm në Medvegjë sepse është e vetmja që kujdeset për familjet skamnore.”Po bëjë të pamundurën që ato pak familje që i kemi t`i ruajmë si sytë e ballit, t`i ruajmë dhe të kujdesemi që ato të besojnë tek ne, se një ditë do të bëhet mirë. Unë e kuptojë presionin e madh që po bënë Serbia, por ne nuk guxojmë të gjunjëzohemi, përkundrazi duhet të mobilizohemi edhe më shumë” u shpreh ajo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.