GRANDEMALL

Lëkura e portokallit, shtatë veti pozitive që nuk ia keni njohur

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Portokalli është i pasur me vitaminë C, kalium i cili ndihmon në eleminimin e toksinave nga trupi, por edhe kalcium, thelbësor për shëndetin e kockave.

Për shkak të përmbajtjes së antioksidantëve, konsumimi i tyre shoqërohet me një ulje të rrezikut të kancerit të laringut dhe stomakut deri në 50 përqind.

Gjithashtu ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru.

Largon aromën e mbeturinave

Për të hequr aromat e pakëndshme që grumbullohen me kalimin e kohës në koshin e plehrave, mund të lini disa lëvozhga portokalli, të cilat kanë aftësinë të thithin erërat.

Freskon frigoriferin

Vendosni lëkurat e portokallit në frigorifer dhe spërkatni pak kripë. Kripa do të thithë aromat dhe lagështinë nga ajri në frigorifer, ndërsa lëvozhga do të japë një aromë të këndshme.

Shërben si një detergjent

Shërben si një pastrues natyral për shtëpinë. Lëkurën e portokallit vendoseni në një kavanoz me uthull, lëreni për dy javë dhe më pas përdoreni për pastrim.

Zgjat për një kohë të gjatë dhe lë një aromë të mrekullueshme.

FITORJA

Rifreskon atmosferën e shtëpisë

Zieni lëkurat e portokallit në ujë, shtoni kanellë dhe karafil për një aromë të këndshme në shtëpi.

Pastroni njollat “kokëforta”

Fërkojeni lëkurën e portokallit në njollë. Vajrat natyralë të lëvozhgës do t’ju ndihmojnë t;i heqni qafe ato.

I jep shije sallatës

Shtoni një fetë portokalli në sallatën tuaj për ta aromatizuar dhe përmirësuar shijen e saj.

Kujdeset për lëkurën tuaj

Masazhojeni lëkurën me lëvozhgat e portokallit dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Lëkura e portokallit ka më shumë vitaminë C sesa brenda saj dhe ndihmon në detoksifikimin e lëkurës.

Është gjithashtu e pasur vitaminë E, antioksidantë dhe zink që ndihmojnë në zbutjen e lëkurës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.