UBT

Lëkundet koalicioni

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndonëse janë partnerë në qeverisje PDK-ja, AAK-ja e Nisma po vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme sa i përket Gjykatës Speciale. Përderisa lideri i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se kjo Gjykatë nuk mund të pengohet (ashtu siç ishte kërkuar muajin e kaluar), lideri i AAK-së (njëherësh kryeministër i vendit), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta kundërshtojë këtë Gjykatë.

Ndërkaq edhe Nisma për Kosovën tashmë ka thënë se nuk e mbështet Gjykatën Speciale, porse kërkon plotësim-ndryshimin e ligjit për të. Me këtë rast, njohësit e rrethanave politike konsiderojnë se Gjykata Speciale është përplasja më e fuqishme që ka ndodhur deri më tash brenda koalicionit qeverisës, i cili ka marrë mandatin në shtator të vitit të kaluar.

Madje sipas tyre, shkas për rrëzimin e Qeverisë aktuale mund të bëhet pikërisht Gjykata Speciale, sado që mund të ketë edhe shumë arsye të tjera për të ardhur deri te shpërbërja e këtij koalicioni. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës po insistojnë në rrëzimin e Qeverisë aktuale me arsyetimin se qeveria “Haradinaj” i ka sjellë vetëm dëme Republikës së Kosovës prejse ka nisur punën e saj.

Uji Dea

Haradinaj dhe Veseli në kundërshti për Specialen

I pyetur rreth qëndrimit të Veselit, i cili tha se nuk mund të ndalet Gjykata Speciale, kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme tha se nuk ka koment rreth kësaj. Megjithatë bëri të ditur se qëndrimi i AAK-së vazhdon të mbetet kundër kësaj Gjykate. “Unë kam lexuar letrën e Veselit që është kryetar i Kuvendit dhe i PDK-së. Nuk kam ndonjë koment në këtë letër. Nëse më pyesni mua dhe Aleancën e dini qëndrimin tim dhe të Aleancës, atëherë kur ka qenë kemi votuar kundër. Sot po të vijë votojmë kundër, nesër kundër, e respektojmë iniciativën e deputetëve sido që të jetë”, tha Haradinaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.