Leku e prishi VV-në
Duke analizuar të kaluarën e hershme të daljes në skenën politike të Kosovës të Lëvizjes “VETËVENDOSJE”, programin dhe kursin e saj politik, analistët e pavarur konsiderojnë se për dy mandate në Kuvend dhe një mandat në qeverisjen komunale të Prishtinës, ai kurs ka ndryshuar dhe është devijuar skajshmërisht.
Mashtrimi politik po del në shesh, shkruan gazeta Kosova Sot.
Duke analizuar të kaluarën e hershme të daljes në skenën politike të Kosovës të Lëvizjes “VETËVENDOSJE”, programin dhe kursin e saj politik, analistët e pavarur konsiderojnë se për dy mandate në Kuvend dhe një mandat në qeverisjen komunale të Prishtinës, ai kurs ka ndryshuar dhe është devijuar skajshmërisht.
Ky devijim e ka shndërruar Lëvizjen nga një parti që kërkonte mbështetjen e masave të varfra e popullore në parti, që shumë shpejt përfundoi në përqafim me mafio- oligarkët Devolli. Përkundër premtimeve të mëdha për qeverisjen me duar të pastra, nëse do të vinte në pushtet, kjo parti nuk i shpëtoi kapjes së madhe e të plotë nga ana e bizneseve të pista, e cila ra shume shpejt nën tutelën e mafio-oligarkëve të inkriminuar, përmes shumë aferave kriminale të zbuluara e të pazbardhura, madje edhe të kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, dhe vartësve të tij kryesorë në vendimmarrjen komunale dhe në parti.
Në një qëndrim dhe vlerësim të Degës Nisma për Kosovën në Prishtinë, që i është dërguar Gazetës gjatë ditës së djeshme, thuhet se sidomos në këto kohët e fundit, në komunikimin e përditshëm edhe me qytetarët, ka gjetur vend shqetësimi qytetar për figurën e keqe që bëri Shpendi me jahtin e Devollëve. “Kjo Degë qeverisjen e VV-së e sheh akoma më kriminale se atë të LDK-së në të gjitha mandatet e kaluara. “Qeverisja e tyre pasoi me një qeverisje akoma më të keqe që kishte Prishtina në të kaluarën, duke besuar së tashmë ishte e lënë në histori nga LDK-ja”, thuhet në këtë vlerësim.
Bastardimi i koncepteve
Për analistin Leon Duhanaj, Lëvizja “Vetëvendosje”, të vetmen gjë që e ka ndryshuar pozitivisht, është vendimi për t’u shndërruar në parti politike, por aty ndodhi thyerja e parimeve edhe iu dha fund parimeve fundamentale të “Vetëvendosjes”. “Koncepti i së drejtës së vetëvendosjes së popujve, u shndërrua në një agjendë lokale, në një parti politike. Ndoshta ka qenë edhe plan i ndokujt që të bastardohet ky koncept”, është theksuar ai. “Udhëheqja e LVV-së, duke përfshirë një grup syresh nga Kosova dhe Shqipëria, asnjëherë nuk kanë qenë dhe as nuk janë njerëz që kontributin e tyre e japin për ideale. Aty ka njerëz që marrin paga në standard të lartë. Ajo çfarë trumbetohet në opinion është vetëm manipulim me masat, për t’i shfrytëzuar sa më lehtë”, potencoi Duhanaj. “Bashkëpunim me segmente të biznesit ka pasur çdoherë. Por, ky bashkëpunim ka qenë diskret dhe pa ndonjë obligim përgjegjësie për ta, nën moton mos ta dijë pushteti se kemi bashkëpunim, se pastaj ju shantazhon. LVV-ja ka shtrirje edhe në Diasporë. Atje mblidhen edhe financa për partinë. Madje, ka zëra që nuk u mungon bashkëpunimi edhe me segmente antiligjore në Diasporë. Me rëndësi është t’i mbushësh xhepat me lekë”, tha Duhanaj./kosova sot/


