Eko Higjiena

Lekaj thotë se Autostrada e Dukagjinit do të realizohet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se autostrada e Dukagjinit, projekt ky që është iniciuar gjatë kohës sa ka qenë ministër i Infrastrukturës, do të realizohet brenda mandatit të Qeverisë Hoti.

Lekaj ka thënë se për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, ekziston mirëkuptimi brenda koalicionit qeverisës që këtë vit të mos nis ndërtimi i autostradës së Dukagjinit, por në vitin e ardhshëm duhet të ketë mbështetje financiare për jetësimin e projektit në fjalë.

“Sa i përket projekteve mendoj se duhet të ketë vazhdimësi, duhet të jenë vazhdimësi dhe jo të fillohet prej fillimit”.

United Hospital

“Në projektet që kemi qenë të fokusuar – sidomos në fushën e infrastrukturës – është infrastruktura ajo që ndikon në zhvillimin e vendit. Unë besoj se me Qeverinë Hoti do të realizohen këto projekte”.

“Në këtë vit e kemi kuptuar drejt situatën e krijuar nga Covid-19, por në vitin e ardhshëm duhet të ketë mbështetje financiare sepse vendimi për autostradën e Dukagjinit është miratuar në Parlament dhe është bërë ligj”.

“Edhe kur ndryshojnë Qeveritë, ne nuk guxojmë ta atakojmë një rajon sepse kjo është e pakuptimtë”, ka thënë Lekaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.