UBT

Lekaj, thirrje pozitës të përkrahë tërheqjen e 30% nga Trusti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Opozita po insiston në kërkesën për të lejuar edhe një tërheqje tjetër nga Trusti, për këtë ata u kanë bërë thirrje deputetëve të pozitës që të përkrahin këtë iniciativë.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj në seancën e sotme të Kuvendit ka ripërsitur thirrjen që deputetët e pozitës ta përkrahin projektligjin për tërheqje nga Trusti, ndërsa kërkesën e tij e ka arsyetuar me rritjen e çmimeve.

“Dje në Komisionin për Buxhet u diskutua për trust. Kjo është tema aktuale ku qytetarëve u duhet 30 për qind e Trustit. Vetëvendosja ka ardhur në pushtet duke u premtuar qytetarëve jetë të dinjitetshme. Muajt e fundit po shohim se janë lodhur nga trendi i rritjes së çmimeve dhe po kërkojnë ndihmë nga dora e shtetit. Lëreni krenarinë anash dhe inatet politike. E rëndësishme është që kjo ide u ndihmon qytetarëve, u kthehet shpresa. Më të mirën mund ta bëjmë nëse lejojmë atyre të tërheqin 30 për qind të mjeteve nga Trusti”, ka thënë Lekaj në Kuvend.

FITORJA

Ai tha se nëse deputetët nuk veprojnë sot, qytetarët do t’i dënojnë nesër.

“Besoj janë disa gjëra që dalin mbi politikën ditore. Në emër të qytetarëve që përfaqësoj, ju bëj thirrje të përkrahni këtë projektligj për tërheqjen e 30% të Trustit. Nëse nuk veprojmë sot, populli do t’ju dënojë nesër”, shtoi Lekaj. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.