FITORJA

Lekaj skeptik për heqjen e vizave, thotë se procesi është i lidhur me dialogun me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj në një prononcim për Ekonomia Online ka folur për liberalizimin e vizave, duke shtuar se edhe pse Kosova ka përmbushur kriteret deri më tani nuk ka pasur seriozitet nga bashkësia ndërkombëtare.

Madje ai është skeptik se liberalizimin mund të ndodh, duke shtuar se ky proces është i lidhur me përparimin në dialogun me Serbinë.“Sa i përket liberalizimit të vizave dihet që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave apo lëvizje të lirë mirëpo deri me tani nuk kemi pasur ndonjë seriozitet të bashkësisë ndërkombëtare që ne të kemi liberalizim të vizave”.

FIDANISHTJA

“Mirëpo unë mendoj që më tepër është çështje politike sesa për kritere sepse kemi përmbushur kriteret dhe kjo është e lidhur me progresin në dialog. Dashtë zoti të kemi liberalizim të vizave, por unë jam skeptik ne atë drejtim”.

Ndërsa për Ligjin e pagave, Lekaj tha se kanë shkuar muaj të tërë dhe ende nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim.“Unë nuk po shoh ndonjë progres dhe lenë për të dëshiruar. Ne kemi pasur një rezolutë që është miratuar edhe nga shumica në parlament dhe është dashur të vijë në mars në Kuvend të miratohet, por kanë shkuar muaj dhe ende nuk ka lëvizur Ligji i pagave”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.