ARKATANA

Lekaj: Qeveria ka mungesë të transparencës, jemi ngopur me mashtrime

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke komentuar takimin e së enjtes midis palës kosovare dhe asaj serbe sa i përket përdorimit të dinarit serb thotë se Qeveria e Kosovës ka mungesë të transparencës.

Lekaj thotë se Qeveria po mashtron popullin e Kosovës duke mos treguar që në dialog po diskutohet për dinarin serb.

“Sa i përket transparencës të kësaj qeverie më jemi ngopur me mashtrime. E keni parë për targat, për dinarin që kanë thënë se është çështje e brendshme e që duhet të jetë… Janë zotuar te qytetarët se nuk do të diskutohet në Bruksel, e tashmë kanë qenë tri takime… Çfarë kanë bërë atje. Këndë dëshiron ta mashtrojë ky njeri? Kë dëshiron ta mashtrojë Qeveria e Kosovës që nuk po bëhet fjalë që po diskutohet për dinarin”, tha ai në Tëvë1.

Ndërsa, sa i përket deklaratës së të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, që tha se diskutimi për çështjen e dinarit serb do të vazhdojë në idetë e BE-së për kompromis, Lekaj thotë se në tavolinën e bisedimeve kompromisi është i domosdoshëm.

GRANDEMALL

“Unë mendoj që kur të ulësh në tavolinë kompromisi është i domosdoshëm. Kur ta vendosësh dinarin në tavolinë s’ki çare pa bërë kompromis. Ne aq veprime të ngutshme po bëjmë sa që veç dëme po i shkaktojmë Kosovës dhe me këto veprime është frikë që Kosova më mos të jetë prioritet i shkallës së parë për shkak të keqmenaxhimit të situatës dhe moskoordinimit me ShBA-në dhe BE-në”, shtoi ai.

Pas takimit të djeshëm në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb, i cili u ndalua në Kosovë më 1 shkurt.

Kryenegociatorët e të dy vende kanë akuzuar njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje. Por, Bashkimi Evropian tha se ka pasur përafrim të qëndrimeve sa i përket dinarit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.