UBT

Lekaj: Nuk kemi pritur se do të ketë parti-shtet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me debat e përplasje verbale mes deputetësh është përcjell mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku përkundër kësaj, u miratua lista e emrave të propozuar nga qeveria për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj që është pjesë e këtij komisioni, thotë se nuk ka pritur se me ketë qeveri do të ketë parti-shtet.

“Nuk kemi pritur se do të ketë parti-shtet. Kam pritur që do të kemi institucione të pavarura. Nga tre prej të propozuarve për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dy prej tyre kanë qenë kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes dhe njëri nga ta është djali i shefit të Kabinetit të ministrit të Pushtetit Lokal”, tha Lekaj në “Debat Plus”.

Lekaj thotë se është e padrejtë shuarja e Agjencionit Kosovar të Privatizimit.

Mobi Casa

“Shuarja e AKP-së duhet të bëhet me amandementim të ligjit”.

Deputeti i AAK-së thotë se kanë pritur që LVV do të merret me premtimet e saj që ka dhënë gjatë fushatave.

“Te këta po shfaqen dukuri negative të punësimit familjarë shumë më të mëdha se që ka pasur gjatë 20 viteve. Ne nuk e kemi fshehur që ka pasur punësime në borde, por LVV e ka bërë standard që nipat, ilaket dhe të gjithë ata që janë për dasma t’i vendosin në borde”, tha ndër të tjera Pal Lekaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.