ARKATANA

Lekaj: Me paaftësinë e saj kjo Qeveri ka bllokuar shtetin, edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka konsideruar Qeverinë si “të paaftë”, e cila sipas tij, ka bllokuar shtetin.

Reagimi i Lekajt vjen pasi publikimit të një grafike të Institutit GAP, ku në periudhën janar – qershor 2022, Qeveria Kurti shpenzoi vetëm nëntë për qind të buxhetit në investime kapitale.“Krejt çka bënë kjo qeveri është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën. Nga këto të dhëna shohim se niveli i shpenzimit të buxhetit për investime kapitale kurrë nuk ka qenë në nivelin më të ulët se sa gjatë kësaj qeverisjeje”, ka shkruar Lekaj në Facebook.“

Eco Higjiena

Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin. Kjo ndikon që të kemi ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit”, ka shkruar ai.Lekaj e ka konsideruar këtë si dështimin më të madh të shtetit në 11 vjetët e fundit.“Edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë. Ku është qëllimi i kësaj qeverie ta thëllojë edhe më tej krizën në vend?!”, shkroi tutje ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.