Uji Dea

Lekaj: Kurti ka ndryshuar negativisht, po i shtynë qytetarët të revoltohen – të marrin veprime të pakontrolluara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar nga ajo që ishte në opozitë, raporton Ekonomia Online.

Ky konstatim i Lekajt vjen pasi kjo parti në kohën sa ishte në opozitë përkrahte grevën e SBAShK-ut.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Lekaj ka thënë se është e papranueshme që një Qeveri e majtë të mos i përkrah sindikatat.

Mobi Casa

Sipas tij, Kurti ka ndryshuar negativisht dhe po shtynë qytetarët që të revoltohet dhe të marrin veprime të pakontrolluara.

“Nëse e shohim Lëvizjen Vetëvendosje si opozitë çdo herë ka përkrahur kërkesat e qytetarëve dhe grevistëve, dhe tani nëse e shohim Kurtin në Qeveri është një ndryshim i kursit politik i atyre që u ka premtuar, ndërsa tani shohim një njëri krejt tjetër me një ndryshim esencial të politikës dhe nëse e shohim një Qeveri e majtë që nuk i përkrah sindikatat, atëherë nuk do mend se me të vërtetë ky (Kurti) ka ndryshuar rrënjësisht negativisht dhe mendoj se Qeveria e Kosovës është duke e shtyrë qytetarin që të revoltohet dhe ndoshta një ditë të marrë veprime të pakontrolluara”, ka thënë Lekaj.“… prandaj është thirrje për Qeverinë se duhet të zhvillojë dialogun social dhe në këtë drejtim grevistët që kanë të drejtë që të marrin atë që e kërkojnë dhe të fillojë normalizimi i procesit mësimor”, u shpreh Lekaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.