KKVITI

Lekaj: Komentet e Osmanit për konstituimin e Kuvendit ngjasojnë me qëndrimet e LVV-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të martën i ka dërguar komentet e saj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me ankesën e partisë më të madhe të serbëve për votimin e nënkryetarëve të Kuvendit.

E, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, i ka vlerësuar komentet e Osmanit si të ngjashme me qëndrimet dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

UBT

Sipas Lekajt, presidentja Osmani po jep interpretime të kundërta me ato që parashikon Kushtetuta e Kosovës.

“Sot kam parë me komentet e saj që është duke folur pothuajse tërësisht Kurti apo Lëvizja Vetëvendosje. Në këtë prizmë unë shoh që qëndrimet e Osmanit ngjasonin me veprimet dhe qëndrimet e Vetëvendosjes. Për shembull e ka thënë se Kuvendi nuk mund të bllokohet për një nënkryetar, ndërsa Kushtetuta e thotë qartë dhe saktë që konstituimi i Kuvendit bëhet me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, kështu që mendoj se në këtë drejtim presidentja e vendit e thotë të kundërtën e asaj që e thotë Kushtetuta”, ka thënë Lekaj në Tëvë1.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.