ARKATANA

Lekaj: Koalicioni nuk lëkundet shkaku i taksës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur në lidhje me koalicionin qeverisës, taksën e vendosur ndaj mallrave që vijnë nga Serbia si dhe raportet me SHBA-në.

Ai ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk e ka ndërmend të heq taksën ndaj Serbisë derisa ka mohuar çdo zë se koalicioni qeverisës është jostabil si shkak i kësaj takse dhe presionit të SHBA-së për ta hequr atë.

Lekaj thotë se taksa ka sjellë rezultate pozitive duke ngritur prodhimet vendore deri në 25 për qind.

“Sa i përket taksës ne kemi pru një vendim të përbashkët, koalicioni qeverisës, Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim sovran, ne nuk kemi lëvizur fare prej atij vendimi. Nuk e di pse me lëviz kur ajo shkon në dobi të forcimit të shtetit, zhvillimit ekonomik e sidomos ka ndikuar mjaftë pozitivisht në ndërmarrësinë e Kosovës. Kanë filluar të ngritën prodhimet vendore diku 25 për qind, prandaj mendoj që është marrë një vendim i mirë për Kosovën dhe Qeveria ka marrë vendim sovran”, ka thënë Lekaj për për EO.

Për koalicionin Qeverisës, Lekaj ka thënë se është i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë i tillë. Ai ka mohuar zërat se koalicioni qeverisës është lëkundur për shkak të taksës së vendosur ndaj mallrave serbe.

Por, ka përsëritur se raportet me SHBA-në nuk prishen ngase siç tha ai shteti i Kosovës u ndërtua bashkë me ta.

Mobi Casa

“Ajo që mund të them se ka mjaftë thashetheme dhe zëra të ndryshëm se ne do të prishim raportet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne në asnjë mënyrë, Qeveria e Kosovës, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk do t’i prish këto raporte që janë ndërtuar me vite dhe kemi ndërtuar shtetin e Kosovës bashkë me ta. Aspak nuk lëkunden raportet me SHBA-në sepse ata na kanë mësuar se si merren vendimet e mira për vendin dhe kanë qenë udhërrëfyes i mirë edhe për qeverisjen e Kosovës. Qeveria nuk lëkundet për taksën, koalicioni është mjaftë korrekt dhe i qëndrueshëm dhe vazhdojmë”, ka thënë Lekaj.

Lekaj i shqetësuar për numrin e aksidenteve me fatalitet

Në këtë intervistë Lekaj ka folur edhe për numrin aksidentet me fatalitet të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në Kosovë. Ai tha se ndjehet i shqetësuar për numrin e këtyre aksidenteve. Ai ka apeluar të ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë shenjat në komunikacion.

“Ne jemi të shqetësuar sa i përket aksidenteve me fatalitet dhe kemi marrë të gjitha masat sa i përket Ministrisë së Infrastrukturës dhe çdoherë po e bëjmë më të mirën e mundshme por fatkeqësisht edhe pse është zvogëluar numri i aksidenteve me fatalitet, ne nuk jemi të kënaqur, po punojmë çdo ditë që kjo gjendje të përmirësohet dhe i lusim të gjithë ngasësit në komunikacion që të respektojnë shenjat e trafikut dhe të kenë kujdes maksimal gjatë ngasjes”, ka thënë Lekaj.

E, sa ai përket infrastrukturës dhe ndriçimit, Lekaj ka thënë se janë lider në rajon.

“Ne kemi marrë të gjitha hapat, kemi bërë një marrëveshje bashkëpunimi me Policën e Kosovës të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyeshme mirëpo në ditët në vijim që sinjalistikat t’i bëjmë në nivelin më të lartë dhe ndriçimin e rrugëve, ndërkaq sa i përket infrastrukturës ju e dini që ne jemi lider në rajon”, u shpreh ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.