UBT

Lekaj flet për dorëheqjen e Haradinajt, tregon se çfarë do të ndodhë me projektet e infrastrukturës

/ 2 minuta lexim
HW

Ministri në dorëheqje i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për qeverinë në dorëheqje dhe projektet e infrastrukturës që janë duke vazhduar në vend.

Lekaj ka thënë se akti i Ramush Haradinajt tregon edhe njëherë që është burrështetas.

Ai po ashtu tha se si parti janë gati për zgjedhje, të cilat zgjedhje sipas tij do të jenë referendum për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Eco Higjiena

“Akti i Haradinajt ka treguar edhe njëherë që është burrështetas. Po gjithsesi jemi gati për zgjedhje. Këto zgjedhje do të jenë referendum për Kosovën. Kemi shtet demokratik dhe nuk e lidhim fatin tonë për karrige”, ka thënë Lekaj.

Ministri në dorëheqje gjithashtu theksoi se çdo projekt i nisur nga ministria që ai e drejton do të përfundojë.

“Projektet që kanë nisur në Veternik nuk do të ndalen dhe janë duke u punuar me intensitet të madh. Edhe pse jemi qeveri në dorëheqje, ne duhet të punojmë edhe më shumë. Pothuajse gati po mbyllet mozaiku i infrastrukturës dhe më vjen mirë që për këto dy vite është prekur çdo rrugë e Kosovës”, ka thënë Lekaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.