Lekaj e Kadriu në aksion bashkë me 300 punëtor

Ministria e Infrastrukturës bashkë me 300 punëtorët dhe kabinetin e saj, me të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes, iu bashkuan aksionit për Pastrimin e Kosovës në 20 lokacione në rrugët nacionale dhe regjionale.
Jemi popull që e duam pastërtinë, e duam Kosovën pa mbeturina, porse dikush duhet t’iu prijë aksioneve të këtilla. Gatishmëri e madhe për ta pastrua Kosovën!
Sot e filluam, ndërsa deri në përfundim të aksionit, Kosova do të duket ndryshe. Kur dikush nga bota na viziton, nuk do ta kemi problem t’ia prezantojmë qytetet dhe vendet turistike, sepse nuk do ta ulim më kokën nga turpi. /rajonipress/