Eko Higjiena

Lekaj: AAK shkon në zgjedhje për ta çuar në shtëpi zotin Kurti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se partia që ai e përfaqëson është e interesuar ta dërgoj kryeministrin Albin Kurti në shtëpi dhe ta formoj qeverinë e re pa zotin Kurti, raporton teve1.info

Në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Lekaj tha se AAK do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve bashkë me NISMA-n.

“AAK është e qartë, shkon në zgjedhje për ta çuar në shtëpi zotin Kurti dhe pastaj pas zgjedhjeve të ulemi e të bisedojmë me opozitën për të krijuar një qeveri të re por pa zotin Kurti”, tha Lekaj.

I pyetur nëse mund ta formoj qeverinë me PDK-në, Lekaj u përgjigj që pa zotin Kurti derisa shtoi se AAK hyn si opozitë në zgjedhje.

Uji Dea

Ndërsa, i pyetur nëse pret që në seancën parlamentare të së enjtes do të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare me votën e PDK-së, Lekaj tha se nëse ndodh një gjë e tillë, PDK ka marrëveshje me LVV-në dhe Kurti është fitues.

“Nëse ka pajtueshmëri dhe votohet edhe Kodi Civil edhe Marrëveshjet ndërkombëtare me votën e PDK-së i themi që këta kanë një marrëveshje që vendin ta çojnë në zgjedhje dhe Kurti është fitues në këtë drejtim sepse dihet se e ka ulë zërin e opozitës dhe në këtë rast në vend se opozita del fuqishëm e bashkuar të të punojmë së bashku për ta rrëzuar këtë qeveri, ne po merremi me veten tonë dhe po e harrojmë atë kryesoren, kryefjalën që është zoti Kurti”, tha Lekaj.

Ai shtoi se AAK hyn në zgjedhje për ta ndryshuar qeverisjen dhe që opozita ta formoj qeverinë.

“Aleanca hyn në këto zgjedhje për të ndryshuar qeverisjen, dhe nuk aludon te LVV por që aludon që opozita ta formoj qeverinë. Kjo është ajo që ne synojmë, punojmë dhe kemi punuar në vazhdimësi”, tha Lekaj.