Eko Higjiena

Lekaj: AAK s’do të qëndrojë në sallë, s’e votojmë Vjosa Osmanin për presidente

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, thotë se ata nuk do e votojnë Vjosa Osmanin për presidente. Thotë se deputetët e kësaj partie nuk do të qëndrojnë në sallë në seancën që do të thirrej për zgjidhjen e kreut të shtetit.

“S’do të rrimë në sallë, s’do të votojmë Vjosa Osmanin për presidente”, tha Lekaj në emisionin “DPT te Fidani”.

Thotë se ata s’kanë kompromise sa i përket postit të presdientit, ata s’do të votojnë dikë tjetër pos Ramush Haradinajt për këtë post.

“Për asnjë opsion tjetër Aleanca nuk e ka ofruar vetën”, tha Lekaj.

ARKATANA

Lekaj ka komentuar edhe deklaratat e miqve ndërkombëtar që janë kundër zgjedhjeve të reja.

Deputeti i AAK’së thotë se ata do të jenë opozitë konstruktive por se vendin në zgjedhje mund ta çojë vetëm VV’ja.

“Ne si subjekt politik s’mund të na shantazhojë askush”, thotë Lekaj.

“Nëse ai (Kurti) mendon me na shantazhuar AAK’ja nuk shantazhohet”, theksoi ai duke kujtuar se janë të gatshëm të shkojnë sërish në zgjedhje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.