Hidromorava

“Lejla” ende në top lista

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kanë kaluar 91 javë që nga koha kur bashkëpunimi i suksesshëm i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2, “Lejla”, është bërë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”. Ky projekt muzikor ka mundur t’i rezistojë edhe kësaj jave, duke vazhduar të mbajë titullin si kënga më e vjetër në listë, përcjell “Zeri.info”

Pavarësisht se gjatë gjithë këtyre javëve, “Lejla” është përballuar me ulje dhe ngjitje sa i përket renditjes, ajo ia ka dalë të jetë kënga më jetëgjatë në gjithë historinë e klasifikimit, që këtë javë shënoi javën e 135-të.

Ajo çfarë është e rëndësishme, ky bashkëpunim i treshes së talentuar, nuk ka ndërmend të largohet nga “The Top List” dhe kjo falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut shqiptar, i cili nuk rresht së votuari këtë këngë, transmeton “Zeri.info”

FIDANISHTJA

E publikuar tetorin e vitit 2016-të, kjo këngë u bë qëndra e vëmendjes që në javën e parë të publikimit, duke arritur të zërë vendin e parë në klasifikim edhe pse ishte java e parë që ajo u bë pjesë e saj.

“Lejla” ka qëndruar në krye të klasifikimit të këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare për 4 javë në total, duke u shndërruar në një hit brenda një periudhe tepër të shkurtër/ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.