Hidromorava

“Leje opozitën”, Çitaku-Kurtit: Koncentrohu te hallet e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se preokupimi i tij nuk duhet të jetë mbyllja e shtigjeve të opozitës, por problemet e qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Kurti duhet të fokusohet te çështjet që, sipas saj, preokupojnë qytetarët, si çmimet, arsimi, shëndetësia dhe pensionet.“Albini qenka i preokupuar me ia mbyllë shtigjet opozitës. Shihjani preokupimet dhe ambiciet. Albin, leje opozitën. Koncentrohu te qytetari”, ka shkruar ajo.

UBT

Tutje, Çitaku ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke përmendur uljen e çmimeve, arsim më cilësor, barna për të sëmurët, pensione dinjitoze, si dhe avancimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.“A ke me ua hapë shtigjet qytetarëve për një jetë më të mirë? Për çmime më të ulëta? Për arsim më cilësor? Për barna për të sëmurët? Për pensione dinjitoze? A ke me ia hapë shtigjet Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së? Këto janë çështjet e vërteta. Këto janë hallet e njerëzve”, ka shkruar Çitaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.