FIDANISHTJA

Lehtësira për mërgimtarët, komuna merr lëvdata

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Kamenicës këtë vit ka krijuar lehtësira të shumta për mërgimtarët duke filluar nga dhënia e dokumentacioneve personale, certifikata, pritja nëpër sportele pa rreshta të gjatë si dhe mundësia që ata të njihen me traditat e vendit të tyre. Faton Biqkaj tha se për të gjitha këto shërbime kanë marrë edhe lëvdata nga mërgimtarët.

Komuna e Kamenicës këtë vit me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet që diaspora të ndihet rehat dhe të ketë pushim të këndshëm, raporton rajonipress.

Administrata komunale ka qenë 24 orë në shërbim të mërgimtarëve dhe kjo ka ndikuar që edhe të marrim lëvdata prej tyre tha Faton Biqkaj zëdhënës i Komunë së Kamenicës.

GRANDEMALL

Biqkaj tha se enkas për mërgimtarët janë formuar dy ndërrime dhe nëpër të gjitha sportelet e komunës nuk ka pasur as tollovi as rreshta të gjatë.”Jo vetëm administrata ishte në shërbim të tyre sepse me propozimin e kryetarit Begzad Sinani komuna ka organizuar aktivitete të ndryshme e të shumta kulturore, sportive. Kemi organizuar koncerte dhe u kemi dhënë mirënjohje mërgimtarëve më aktiv dhe atyre që për shumë vite kanë kontribuar për Kosovën dhe familjet e varfra” tha Biqkaj.

Biqkaj tha se mërgimtarët në veçanti e kanë pëlqyer ushqimin tradicional për çka komuna kishte organizuar një darkë enkas për ta, derisa ka pasur edhe promovime të librave, futboll mes ekipeve të ndryshme etj.”Nuk kemi pasur asnjë ankesë nga ana e mërgimtarëve dhe me ata që kemi kontaktuar janë ndarë vërtet të kënaqur. Ky vit është shumë inspirues për ne që të vazhdojmë dhe ta avancojmë këtë program që e kemi aplikuar sivjet” tha Biqkaj. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.