UBT

Lehtësira për kosovarët, Gjermania miraton ligjin që hap rrugën e punësimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Gjermanisë e ka miratuar një ligj për migrimin që ka për synim joshjen e punëtorëve të shkathtë dhe të kualifikuar që vijnë nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian, në kuadër të përpjekjeve për ta plotësuar nevojën për fuqi punëtore në sektorë të caktuar të ekonomisë.

Udhëheqësit e bizneseve qe një kohë të gjatë kanë kërkuar që qeveria t’i lehtësojë procedurat e migrimit, duke thënë se disa degë të ekonomisë po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së punëtorëve dhe kanë bërë të ditur se efektet afatgjate mund të sjellin dëme të pariparueshme.

Ligji i miratuar do t’ua lehtësojë punëdhënësve marrjen e punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, pasi që vërehet mungesa e punëtorëve në Gjermani dhe nga vendet tjera të BE-së. Sipas këtij ligji, azilkërkuesit aktualë, të cilët kanë gjetur punë por që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil, mund ta vazhdojnë punën.

Uji Dea

Për këtë ligj janë zhvilluar debate të gjera, ndërsa miratimi i tij e shënon ligjin e fundit të miratuar për këtë vit. Një pjesë e partisë së Merkelit dhe partisë së krahut të djathtë kanë thënë se ky ligj mund ta nxisë migrimin e personave të pakualifikuar.

Sipas Zyrës Federale të Punës, rreth 1.2 milionë vende pune janë aktualisht të lira në Gjermani. Brenda kësaj shifre kërkohen kryesisht punëtorë për kujdes shtëpiak e shëndetësor, mjeshtër të dyshemeve dhe vozitës të kamionëve, shkruan “The Guardian”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.