Eko Higjiena

Legjislatura me vota të dyshimta hyn në javën e fundit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Veç edhe javën e ardhshme pritet të ketë jetëgjatësi legjislatura aktuale, e pesta prej pasluftës. Vullnetshëm pritet të shpërndahet, për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme nacionale.

Subjektet kryesore parlamentare po i mëshojnë datës 8 qershor, si më e mundshmja për organizim të zgjedhjeve.

ARKATANA

Kjo datë është propozuar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe për të ka marrë mbështetjen edhe të subjekteve kryesore në opozitë, të cilat duan largimin e tij sa më shpejt.

Por ka një drojë – jo e gjithë trupa e deputetëve të subjekteve në pushtet e duan ndërprerjen e mandatit tash, e për pasojë mund edhe të mos votojnë pro shpërndarjes së Kuvendit, shkruan Koha Ditore.