Fundamenti

Legjislatura më e dobët që nga paslufta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Monitoruesit e Kuvendit të Kosovës e kanë vlerësuar këtë legjislaturë si më të dobëtën që e ka pasur Kosova ndonjëherë, e cila ka dështuar që t’i kalojë shumë ligje dhe të stagnojë në mbarëvajtjen e saj, shkruan sot, gazeta Zeri.

Legjislatura aktuale, e pesta me radhë pas përfundimit të luftës, po vlerësohet si më e dobëta gjatë këtyre viteve. Karakteristikat e kësaj legjislature mbeten tymi e gazi, duke lënë nën hije ligje të miratuara e seanca produktive të mbajtura. Gjatë kësaj kohe Kuvendi i Kosovës nuk ia ka dalë as për së afërmi ta përmbushë agjendën legjislative.

Kështu vlerësojnë të paktën monitorues të punës së Kuvendit, analistë politikë, madje edhe vetë deputetë. Sipas tyre, mungesa e kuorumit e gjuha e vrazhdë kanë qenë vazhdimisht prezentë qoftë në seanca plenare ashtu edhe në mbledhje të komisioneve.

Uji Dea

Në llupën e vërejtjeve është vënë edhe vetë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili në kohën e fundit, sipas analistëve, më shumë ka treguar përkushtim për turneun e tij dëgjimor sesa për obligimet si kryesues i institutit legjislativ.

Artan Murati nga Institutit Demokratik i Kosovës (KDI), Institut ky që monitoron Kuvendin, vlerëson se legjislatura e pestë ka pasur perfomancë të ulët që nga startimi i saj. “Që nga fillimi i punës së saj legjislatura e 5-të është përballur me shumë vështirësi dhe me efikasitet të ulët të punës”, ka thënë Murati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.