Legjislatura më e dështuar, mburojë e oligarkëve
Legjislatura e pestë me radhë e Kuvendit të Kosovës, e cila së bashku me Qeverinë shkojnë në “shtëpi” që nga dita e djeshme, vlerësohet dhe mbetet e shënuar në historikun e parlamentarizmit kosovar si njëra ndër legjislaturat më të dështuara në vend, për shkakun se shumica absolute e deputetëve u bë mburojë e të këqijave, korrupsionit e krimit të organizuar, që ishte instaluar në tri mandatet paraprake të qeverisjeve të mëhershme.
Partitë e mëdha, përgjegjëse për degradimin parlamentar
Legjislatura e pestë me radhë e Kuvendit të Kosovës, e cila së bashku me Qeverinë shkojnë në “shtëpi” që nga dita e djeshme, vlerësohet dhe mbetet e shënuar në historikun e parlamentarizmit kosovar si njëra ndër legjislaturat më të dështuara në vend, për shkakun se shumica absolute e deputetëve u bë mburojë e të këqijave, korrupsionit e krimit të organizuar, që ishte instaluar në tri mandatet paraprake të qeverisjeve të mëhershme.
Edhe kjo legjislaturë asnjëherë nuk arriti dhe nuk mori guxim, nuk e pa në interes të përgjithshëm për vendim që të debatojë për Ligjin antimafia, për Ligjin e dekriminalizimit, për Vettingun e një reforme të thellë në drejtësi, por humbi kohë, për më shumë se dy vite vetëm për Demarkacionin dhe Asociacionin, duke shpërfillur të gjitha temat dhe nevojat më të mëdha elementare të qytetarëve të këtij shteti të ri. Kjo legjislaturë u dëshmua se edhe vetë koalicion ishte krejtë- sisht i zorit dhe me skenar të parapërgatitur edhe kriminal nga PDKja për të krijuar mjegull dhe në fund të për grumbulluar edhe fajet e inkriminuara t’ia faturojë LDK-së, e cila sikur e kishte timonin në bashkëqeverisjes së inkriminuar! Sidoqoftë, tani është gjykim i analistëve politikë se ka ardhur koha që sundimtarët e politikës të pensionohen dhe partitë aktuale të reformohen e të ripërtërihen me njerëz të rinj dhe të aftë, të guximshëm e të pakorruptuar për t’i dhënë vendit drejtimin e duhur. Përndryshe me këtë mentalitet qeverisës të këtyre partive nuk do të ketë ndryshime.
Dështime të njëpasnjëshme
Analisti politik, Blerim Burjani, thotë se të gjitha këto parti politike, pozitë dhe opozitë, kanë reflektuar që 17 vjet në mënyrë të njëjtë pa ndonjë ndryshim efektiv në jetën e qytetarëve, prandaj ky mandat do të duhej të ishte i fundit për këta në Kuvendin e Kosovës dhe institucione. “Në këtë legjislaturë të fundit nuk kemi parë asgjë afirmative për shtetin as qytetarin, kemi parë përplot fenomene të çuditshme çoroditëse, degraduese institucionale, prandaj edhe nuk ka pasur asnjë ndryshim pozitiv për jetën e qytetarëve. Qeverisja e kësaj klase politike ka sjellë dështime të mëdha ekonomike, metestazim në korrupsion, fatkeqësi në ndërtimin e institucioneve demokratike që do të duhej të ishin institucione të popullit dhe për popullin. Për këto arsye kjo klasë e tërë politike, kjo pozitë dhe opozitë është skandaloze në pikëpamje të shumta të ndërtimit të një shteti me rend dhe ligj dhe tani është një shans i ri i qytetarëve, në duart e tyre që ta ndryshojnë këtë klasë politike, ta ndëshkojnë atë që e meriton dhe vlerësojnë po ashtu atë që e konsiderojnë se mund të ofrojë perspektivë dhe zhvillim”, u shpreh ai.
Prof. Riza Smaka, po ashtu njohës i të gjitha legjislaturave të deritanishme, konsideron se me dhënien fund të këtij mandati qeverisës është momenti kritik për ndryshime të mëdha në lidership. “Qeveria dhe Kuvendi aktual ishin jo ndër më të dobëtat ekzekutive e legjislative, por ishin dhe shpresojmë se do të mbeten më të dobëtat, arrogantet, të papërgjegjshmet dhe mbi të gjitha papërfillëset e Kushtetutës dhe të shumë akteve ligjore të mbështetura në të. Ishte Kryeministri i cili “vetëm me një nënshkrim të papërgjegjshëm skajshmerisht” pat shkaktuar mbi njëzet shkelje kushtetutare!”, u shpreh Smaka.
Ndarja e interesave mafioze
Sipas prof. Muhamet Kelmendit, vetë fillimi i formimit të këtij koalicioni ishte dhe ka mbetur një bashkim pa parime dhe kurrë ky koalicion nuk arriti të krijojë unitet të funksionimit as në Parlament dhe as në Qeveri dhe për pasojë dihet që nuk ka pasur një program politik të përbashkët, asnjëherë nuk patën besim koalicionistët në njëri-tjetrin.”Shikuar në këtë anë kjo qeveri ishte tipike e lidhjeve të ngushta dhe grupore të dy grupeve në pushtet, të PDK-së dhe të LDK-së. Kjo qeveri u mor kryesisht me poste nëpër ministri, nëpër borde dhe në sistemin gjyqësor e prokurorial. Koalicioni u mor kryesisht me ndarjen e të mirave financiare të buxhetit të Kosovës dhe të mafisë ekonomike të krijuar në Kosovë. Duke u marr me këto punë, është lënë anash, me vetëdije nga qeveria lufta kundër korrupsionit dhe krimit”, ka konstatuar Kelmendi.
Sipas tij, duket se nga Qeveria janë gjetur edhe temat e konfliktit dhe të ndarjes së ashpër midis taborreve pozitë dhe opozitë për të mundur pozita për të vazhduar pozita që me një situatë të mjegullt politike të vazhdon me vjedhjet dhe kapjen totale të shtetit. “Këndej e kemi parë se si funksionojë Qeveria dhe çfarë u bë në Parlament. Me temat e theksuara, me demarkacion dhe asociacion, u la tërësisht shteti në duar të mafio-oligarkëve pilitiko- ekonomikë dhe tërë- sisht në mënyrë fare të papenguar kudo shteti u kapë me njerëz të PDKsë dhe të LDK-së. Këtu ishte qëllimi i temave që e përcjellën këtë legjislacion, i cili dështojë në të gjitha shtyllat e ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit, si në ekonomi, në ndërtimin e shtetit të së drejtës, në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, në njohjet ndërkombëtare që nuk po vinin, por edhe në planin e zhvillimit të brendshëm në fushat më jetike, si arsim e shëndetësi. Thjesht mund të themi që shteti dhe institucionet e tij, Qeveria dhe Kuvendi u kriminalizuan”, tha Kelmendi. Ai nuk sheh perspektivë as në legjislaturën e re më këtë klasë politike./kosova sot/


