RCCOLA

Legjislatura e pestë, më e dobëta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Që nga përfundimi i luftës, në Kosovë kanë funksionuar katër nomenklatura legjislative dhe kjo e fundit me flakë e tym është e pesta dhe më e dobëta.

Dy kuvendet e para kanë funksionuar në periudhën e ish-administrimit ndërkombëtar (UNMIK), ndërsa dy të tjerat pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur e demokratik.

Por, legjislatura e pestë llogaritet të jetë më e dobëta që ka pasur vendi gjatë pluralizmit politik.

Mobi Casa

Pozita e deputetit kosovar që prej vitit 2001 ka ardhur duke u degraduar vazhdimisht e madje sipas ish-deputetëve dhe analistëve, shumica e deputetëve të sotëm nuk janë të denjë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve që iu kanë dhënë votën.

Faji për këtë i hidhet sistemit zgjedhor sipas të cilit votat e partisë gjatë zgjedhjeve janë përqendruar tek personat e preferuar të liderëve të partive, duke diskualifikuar kështu kandidatët e përgatitur për legjislativ.

Derisa në nomenklaturën e parë e të dytë legjislative kishte një numër të madh doktorë shkencash e akademikësh, tani në këtë legjislaturë janë kontarbanduar njerëz të ish-shërbimeve partiake, ata që janë marrë me krim të organizuar e njerëz të dëshmuar për korrupsion e shantazh./zeri/