FIDANISHTJA

Legjislatura aktuale, kampione e dështimeve

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Legjislatura e tanishme e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se në formacionin politik të koalicionit qeverisës është numerikisht më e madhja dhe e konstruktuar deri më tani, në funksion të kryerjes së detyrave për interesin e përgjithshëm të shtetit, sipas analistëve politikë, po dëshmohet si legjislatura më e dështuar e pasluftës në Kosovë.

Përfaqësimi në nivelin më të dobët

“Po të ishte kjo legjislaturë konsekuente, me rolin e funksionin e deputetit të pandikuar nga përkatësia politike dhe autoritarizmi i liderit, do të kërkonte përgjegjësi nga Qeveria për shkelje të Kushtetutës dhe shkarkimin e saj”, tha profesor Riza Smaka për “Kosova Sot”

Legjislatura e tanishme e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se në formacionin politik të koalicionit qeverisës është numerikisht më e madhja dhe e konstruktuar deri më tani, në funksion të kryerjes së detyrave për interesin e përgjithshëm të shtetit, sipas analistëve politikë, po dëshmohet si legjislatura më e dështuar e pasluftës në Kosovë.

Ky fakt konsiderohet si argument i fuqishëm për të dëshmuar gabimin dhe dëmin e madh që liderët i sollën vendit me shmangien e reformës zgjedhore gjatë mandatit të kaluar 2011-2014, problem serioz të cilin e ngriti në seancën e kaluar të Kuvendit edhe deputetja e pavarur, Margarita Kadriu. Me këtë ikje nga reforma zgjedhore, jo vetëm që u mundësua dhe u lejua të mashtrohen qytetarët, por u mundësua të vidhet e të blihet vota e qytetareve të lodhur e të varfër nga oligarkia e inkriminuar. Për më tepër, edhe një vit e gjysmë pas fillimit të punës së kësaj legjislature të re, as Qeveria, por as deputetë në grupet parlamentare pozitë dhe opozitë, nuk marrin iniciativën për rifillimin e reformës zgjedhore, derisa kriza politike rrezikon imponimin e situatës që vendi të shkojë rishtas në zgjedhje të parakohshme pa reformën zgjedhore.

ARKATANA

Kryeministri Mustafa, por edhe presidenti Thaçi, në disa deklarime të tyre të fundit, i kanë bërë thirrje opozitës që të rikthehet në Kuvend dhe së bashku me pozitën të rinisin edhe procesin e reformës zgjedhore, por këto thirrje nuk kanë dhënë rezultat.

Improvizimi i jetës parlamentare

Njohësi i praktikës parlamentare në vend dhe njëkohësisht edhe ekspert i legjislacionit zgjedhor, Blerim Burjani, konstaton se kjo legjislaturë e re është ndër më të dështuarat që nga paslufta e deri më tani, se po mbijeton vetëm në saje të improvizimit të jetës parlamentare, pa veprime konkrete.“Legjislatura aktuale është e dështuar plotësisht. Fillimisht kjo po dëshmohet me mosinteresimin për të shkuar deputetë e koalicionit në seanca, e ikja nga puna e Kuvendit gjatë seancës është ikje nga obligimi që i kanë dhënë qytetarët. Gjithashtu, edhe mosshkuarja në komisione është një veprim i baraspeshueshëm për papërgjegjësinë e deputetit. Nga ana tjetër, në vazhdimësi ka ndodhur shtimi i privilegjeve dhe shfrytëzimi i buxhetit”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se njësoj me papërgjegjësi po sillet edhe opozita. “Mosefikasiteti i tërësishëm i punës së Kuvendit, pastaj hedhje e gazit lotsjellës, ka bërë që të banalizohet puna e Kuvendit. Pra, kjo legjislaturë është më e dështuara nga aspekti i të gjitha këndvështrimeve të vlerësimit të punës që ka bërë”, tha Blerim Burjani. Duke u fokusuar në shqetësimin e deputetes Margarita Kadriu për reformën ë harruar zgjedhore, ai tha se kjo është edhe një segment shtesë i papërgjegjësisë së klasës politike në tërësi, por veçmas i shumicës qeveritare. “Reforma zgjedhore është jetike për të vendosur rregulla të mirëfillta zgjedhore. E tani gjasat për të kryer reformën janë në pikën zero. Këtyre subjekteve politike, pozitës dhe opozitës, u konvenon anarkia, andaj nuk u konvenon reforma zgjedhore”, tha ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.