Fundamenti

Legjenda e Liverpoolit: Shaqiri po trajtohet padrejtësisht nga Kloppi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Steven Nicol, beson se Xherdan Shaqiri po trajtohet padrejtësisht nga trajneri Jurgen Klopp, duke e konsideruar të gabuar vendimin që të mos inkuadrohet në ndeshjet e fundit 27-vjeçari.

Skuadra e Jurgen Klopp, befasisht, nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në derbin e Liverpulit kundër Evertonit në stadiumin “Goodison Park”, duke barazuar 0-0. Kështu, titulli tani është në duar të Manchester City, që ka një pikë më shumë se “Redsat”, 71 me 70, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi që Shaqiri kishte mbetur në stol për Liverpoolin. Në këtë ndeshje, nuk luajti asnjë minutë Xherdan Shaqiri, para të cilit në lojë u inkuadruan Firmino, Milner dhe Lallana.

Ish-ylli i Stoke Cityt i ka bërë 21 paraqitje në Premierligë këtë sezon, mirëpo ai ka luajtur mesatarisht 48 minuta për ndeshje, pasi që Kloppi preferon ta aktivizojë atë nga banka rezervë. Megjithatë, kohës së fundit, Kloppi nuk nuk po e inkuadron fare në lojë 27-vjeçarin.

Eco Higjiena

“Do të doja shumë ta dija se çfarë ka bërë Shaqiri gabim. Nuk mund ta besoj se Origi ishte titullar, nuk mund ta besoj që Origi luajti titullar në krah dhe nuk mund ta besoj që pasi e kritikoi, e futi Lallanan para Shaqirit”, ka thënë Nicol.

“Jam vërtet i hutuar nga kjo gjë. Çfarë mund të ketë bërë ai gabim? Mendoj se duhet ta kishte futur në lojë Shaqirin më herët kundër Manchester Unitedit, por ai e futi Daniel Sturridgen”.

“Nuk kam ide se çfarë ka bërë gabim Shaqiri sepse sa herë që ai hyn në lojë, ai ndryshon diçka. Ai ose ka shënuar gola, ose ka krijuar raste për bashkëlojtarët. Ai i jep më shumë energji skuadrës dhe tregon shumë entuziazëm kur hyn në lojë”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.