Hidromorava

Legjenda e Liverpool ka një këshillë për Emery: Mos luaj me Xhakën mbrojtës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kosovari ka luajtur si mbrojtës në disa ndeshje këtë sezon derisa ata do të luajnë nesër kundër Reds në Premier Ligë. Arsenali do të ja fal fitoren Liverpoolit nëse ata startojnë në mbrojtje me Granit Xhakën në Anfield, ka thënë sot legjenda e Reds, John Barnes.

Kosovari ka luajtur dy ndeshje këtë sezon në mbrojtje dhe në të dyja Arsenali ka dështuar për të fituar.

Ai ishte mbrojtës në humbjen e Arsenalit në Premier Ligë kundër Southamptonit-e cila i dha fund 22 ndeshjeve pa humbje të Arsenalit-dhe po ashtu në ndeshjen kundër Tottenham në Carabao Cup që po ashtu e humbi Arsenali.

Këto rezultate kanë detyruar menaxherin Unai Emery që të mbrojë formacionin e tij por Barnes beson se përsëritja e këtij formacioni është budallaki.

“Xhaka nuk është mbrojtës”, ka thënë anglezi, derisa ka bërë parashikime për ndeshjet e ardhshme për BonusCodeBets.co.uk.

“Nëse ai luan aty kundër Liverpoolin, do ti jepte shumë shpresë Liverpoolit që ata të fitojnë dhe të mos të kenë fare problem këtë ndeshje”.

“Arsenali ende luan një ndeshje të hapur dhe sulmuese, një gjë të cilën nuk do dëshironte ta bënte askush kundër Liverpoolit”.

“Nëse ata e bëjnë këtë kundër Liverpoolit do të kenë shumë probleme. Ata nuk përpiqen që të ndryshojnë dhe nuk e shikojnë shumë kundërshtarin”.

ARKATANA

“Ata kanë punuar shumë në fushë, ata janë të afërt në sulm, por nuk mendoj që do të bëjnë ndonjë gjë pavarësisht se Aubameyang është një lojtar i mirë”.

Edhe pse Liverpool e kishte dominuar ndeshjen në Emirates në nëntor ku barazuan me rezultat 1-1 në nëntor, skuadra e Emery arriti që ti ndal ata.

Nëse ata janë të guximshëm që të sulmojnë Liverpoolin në Anfield të shtunën mund të kenë sukses, ndryshe jo, gjithnjë sipas Barnes.

Kjo mund të detyrojë Jurgen Kloppin për të futur një ndeshje edhe një mesfushorë që ti deklasojë mysafirët.

“Arsenali ka shumë mangësi në mbrojtje por ata janë shumë të mirë në sulm, kështu që Liverpooli ka nevojë që të këtë në fushë një mesfushorë shtesë defensive”.

“Me Xherdan Shaqirin i cili po luan mirë, po kemi edhe ne shumë sulmues që mund të shkaktojnë mangësi në mbrojtje, megjithatë ju duhet ti jepni kredit Arsenalit për mënyrën si kanë luajtur deri me tani”.

“Unë do të isha shumë i befasuar nëse ai nuk do të fuste në mesfushë tre mesfushorë në këtë ndeshje”. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.