Legjenda e Kombëtares këshillon Shkëlzen Gashin

Shkëlzen Gashi nuk po kalon momentet e tij më të mira në Basel dhe pritet largimi i tij nga kampionët e Zvicrës.
Ndërkohë ish-sulmuesi legjendar i Kombëtares, Erjon Bogdani ka këshilluar Gashin për ta zgjedhur Fiorentinën para skuadrave tjera.
“Gashi po kalon një periudhë të keqe dhe në karrierën e një futbollisti ndodhin edhe këto. Pavarësisht formës së shkëlqyer të dy sezoneve të fundit, ndryshimi i trajnerit ka ndikuar negativisht tek ai dhe e ka bërë që të mos ketë aktivizime”.
“Do të thosha Fiorentina, për faktin se ka një ekip shumë të mirë si dhe Souza është ish-trajneri i tij. Këto bëjnë që Gashi të ambientohej mirë në këtë skuadër. Krejt ndryshe ndodh nëse do të zgjidhte një tjetër ekip”.
“Edhe pse do të binte në sy për formën e tij, presionit të ambientimit do t’i shtoheshin edhe problemet e ekipit dhe do t’ia vështirësonin shumë punën që në fillim të mbërritjes në këtë kampionat”, deklaroi Bogdani.
“Këshilla ime për Gashin është të zgjedhë një ekip që i jep garanci që do të luajë. I duhen ndeshjet që do t’i japin besimin e munguar dhe janë golat që do të shënojë për tifozët që mund ta rikthejnë atë në formën më të mirë. Unë madje nuk shoh asnjë diferencë me lojtarët aktualë të Bazelit, por është thjesht zgjedhje e trajnerit aktual”, tha Bogdani për mediat shqiptare. /Telegrafi/