Legjenda e Interit kritikon ashpër Mancinin: Ti nuk ia di vlerën Shaqirit!
Lothar Matthaus ka kritikuar Roberto Mancinin për Xherdan Shaqirin.Legjenda e Interit, Lothar Matthaus, ka kritikuar ashpër trajnerin zikaltër, Roberto Mancini.
Matthaus deklaroi se Mancini duhet të jap përgjegjësi për formën jo të mirë të Xherdan Shaqirit, pasi nuk tregoi besim te ai.
“Nëse nuk e ke besimin e trajnerit, një lojtar nuk mund të tregojë asgjë. Mancini nuk ka pasur kurrë besim te Shaqiri, nuk e ka ndihmuar të adaptohet. Nëse ti e merr një lojtar si ai, atëherë ai duhet të luaj, të luaj, të luaj”, u shpreh Mattheus për Blick, përcjell Gazzetta.it.
“Me cilësi të tilla, Shaqiri duhej të ishte i palëvizshëm nga Interi, pa dyshim. Unë ende nuk e kuptoj sjelljen e Mancinit”, shtoi tutje gjermani. /Express/


